E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: Viti 2012 i suksesshem, 2013 do te shenoje nje FA perendimore Eva Gjura

Gjate vitit 2012, u arrit objektivi i standardizimit te ushtrise shqiptare, proces i cili u nis qe ne vitin 2010. Ky konstatim erdhi nga vete ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjate analizes se punes se bere ne kete dikaster, vitin e shkuar. Gjate vleresimit te punes nje vjecare, Imami eshte shprehur se viti, i cili sapo u mbyll, ka qene shume i suksesshem per FA. “Viti 2012 ishte percaktues per implementimin e reformave 4-vjecare, pas anetaresimit ne NATO, reforma te cilat do te permbyllen me sukses”, u shpreh ministri Imami. Ministri i mbrojtjes ka theksuar, se gjate ketij viti jane shenuar rezultate te shkelqyera, si ne reformat e brendshme strukturore, ne fushen e planezimit dhe integrimit te FA ne NATO, po ashtu edhe ne produktin, qe ato japin per te garantuar sigurine e vendit dhe kontributet operacionale, ne kuader te Aleances. “Objektivi qe percaktuam ne fillim te ketij mandati 4-vjecar, ishte qe ne vitin 2013 te kishim nje ushtri te paster nga cdo gje e vjeter, eficente, profesioniste, te standardizuar, nje ushtri perendimore si ne pamje, ashtu edhe ne kapacitete planezuese dhe operacionale”, eshte shprehur ministri i Mbrojtjes. Me tej, ai ka nenvizuar faktin se viti 2012, ishte vit shume i rendesishem per te vulosur suksesin e reformave 20 vjecare, ne Forcat tona te Armatosura, reforma qe transformuan radikalisht ushtrine shqiptare, duke i dhene vendit ne 100 vjetorin e themelimit te shtetit, ate ushtri perendimore, te cilen aspiruan edhe eterit themelues te shtetit shqiptar. Imami tha se, “gjate vitit 2012, FA regjistruan arritje te medha vecanerisht ne fushen e planezimit dhe integrimit. Me konkretisht, ne standardizimin e kapaciteteve dhe metodave planezuese ne perputhje me standardet e Aleances”. Gjithashtu, ai ka deklaruar se gjate ketij viti, ka vijuar implementimi dhe realizimi me sukses edhe i projekteve te tjera, qe ishin ne vijim, vecanerisht projektet modernizuese si helikopteret dhe anijet, projekti i demilitarizimit te municioneve te teperta, stervitja, operacionet brenda dhe jashte vendit etj. Pas evidentimit te sukseseve te vitit 2012, Imami ka theksuar edhe prioritet e vitit 2013. Sipas tij, viti 2013 do te jete shume i rendesishem per FA. “Ky eshte viti i kurorezimit me sukses te integrimit te plote te FA ne NATO, pas nje procesi 4-vjecar mbas anetaresimit te vendit ne Aleance. Do te perfundohet planezimi i detajuar i Implementimit te Objektivave te Forces, sipas standardeve te NATO-s. Do te perfundoje dhe filloje implementimi i dokumenteve strategjike dhe Paketes se Politikave Drejtuese te FA. Brenda 6-mujorit te pare, do te mbyllet procesi i demilitarizimit te municioneve te teperta dhe evadimit te materialeve te teperta. Do te vazhdoje modernizimi i Forces Detare dhe asaj Ajrore, ndersa do te hartohet plani afatgjate i modernizimit te Forces Tokesore, sipas rekomandimeve te Rishikimit Strategjik te Mbrojtjes. 2013-te do te jete viti i automatizimit te plote te mbeshtetjes logjistike te Forcave te Armatosura”, u shpreh Imami. Do te vijoje reforma ligjore dhe ne vitin 2013, Shqiperia do te kete perfundimisht, nje ushtri perendimore.

Planezimi dhe Integrimi

Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes. Eshte dokumenti dhe procesi me i rendesishem, te cilin kaluan FA gjate vitit 2012. Perfundoi drafti i pare i Rishikimit Strategjik te Mbrojtjes, nje dokument themelor, qe analizon nivelin e riskut ndaj sigurise kombetare dhe ne perputhje me te, por edhe me burimet financiare, parashtron planin e zhvillimit te Forcave te Armatosura. Konferenca e 5-te e Integrimit ne NATO. Kjo konference u zhvillua ne muajin qershor te vitit te kaluar dhe ishte nje sukses i rendesishem, qe shenoi, ashtu sic u percaktua dhe ne dokumentin perfundimtar, nje progres te jashtezakonshem. BlueBook. Kjo eshte paketa e kapaciteteve operacionale, qe Shqiperia duhet te kete ne kuader te Aleances. Miratimi i STANAG-ve. Jane legjislacionet e brendshme te ushtrive te NATO-s. Eshte hartuar dhe miratuar Strategjia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore, jane hartuar dhe miratuar rregullore te reja per ngritjen dhe funksionimin e Komisioneve te Karrieres.

Stervitja dhe Operacionet

Stervitja. Ne vitin 2010, stervitja u percaktua si prioritet te prioriteteve, per faktin e thjeshte se i gjithe produkti i FA, niveli i saj operacional, varen nga stervitja. Nje ushtri qe per 20 vjet rresht, nuk kishte kryer stervitje, pervecse ne nivel individual, filloi te kompaktesohet dhe ne vitin 2012, eshte bere nje hap i madh perpara. Jane bazuar edhe ne produktin e ketyre stervitjeve. Ne kete kuader, ka pasur nje mbeshtetje te posacme per stervitjen e trupave, qe jane angazhuar ne operacionet nderkombetare, vecanerisht ne operacionin ISAF ne Afganistan. Prioritet ka qene stervitja ne kuader te ndertimit te kapaciteteve, qe do te perdoren ne kuader te Aleances. Stervitjet e perbashketa me vendet aleate, kane njohur nje tjeter dimension gjate vitit, qe lame pas. Operacionet ne kuader te ISAF. Bazuar ne raportin e popullsise, vendi yne renditet midis 10 vendeve te para ne NATO, duke shenuar nje rritje te ndjeshme, ne krahasim me vitet e shkuara.

Emergjencat Civile

Gjate vitit 2012, jane zhvilluar disa operacione te rendesishme te Forcave te Armatosura, ne ndihme te popullsise civile. Pas situates se veshtire te krijuar nga reshjet e medha te debores, u zhvilluan 207 operacione dhe me nje pjesemarrje te personelit, prej 1033 veta dhe 120 mjetesh. Gjate muajve Gusht-Shtator 2012, u zhvilluan 207 operacione, me nje angazhim me mbi 1000 efektivesh dhe mbi 90 mjetesh, duke bere te mundur vendosjen nen kontroll dhe shuarjen e zjarreve. Forcat e Armatosura u angazhuan gjithashtu edhe ne operacionin e kerkim-shpetimit te te aksidentuarve ne aksidentin rrugor te Himares. Gjate angazhimit te tyre ne keto operacione, Forcat e Armatosura, kane treguar perkushtim dhe profesionalizem duke bere te mundur shmangien e rrezikut per qytetaret. Gjithashtu, jemi angazhuar ne disa operacione, me qellim permiresimin e infrastruktures ne 16 bashki dhe komuna, me 160 forca dhe 85 mjete.

Municionet dhe materialet e teperta

Demontimi i municioneve te teperta. Procesi i demilitarizimit te municioneve te teperta, ka ecur sipas parashikimeve duke shenuar rezultate impresionuese. Arritja themelore pergjate vitit 2012, ishte perfundimi me sukses i procesit te asgjesimit te municioneve te teperta ne poligone te hapura, duke permbyllur keshtu pjesen me te veshtire te ketij procesi, i cili mbartte veshtiresi dhe rreziqe, per jeten e personelit te angazhuar. Gjate vitit 2012, u evaduan ne total duke perfshire ketu, demontimin masiv ne natyre, demontimin industrial dhe eksportin, 25,498 ton municione, nje shifer kjo, e pamenduar pak vite me pare. Po ashtu, ecuria e reduktimit te grup-depove dhe te depove te shperndara ne te gjithe vendin, ka qene ne nivelet me te larta. Gjate vitit 2013, do te reduktohen edhe 10 grup-depo municionesh, duke lene si perfundim vetem 4 grup depo, qe do te sherbejne sipas nevojave te Forcave te Armatosura. Mbi 50.000 ton materiale te teperta, jane larguar nga FA.

Modernizimi i Forcave te Armatosura

Modernizimi i Forcave te Armatosura gjate vitit 2012, eshte fokusuar ne tre projekte madhore; helikopteret, anijet dhe uniformat. Dua te permend leshimin ne det te dy anijeve te reja, qe eshte produkti me koston me te larte, qe sot prodhohet ne Shqiperi. Nje anije e tille, kushton rreth 5 milion euro, pra eshte sistemi me i shtrenjte, me koston me te larte, qe prodhon sot industria shqiptare. Forcat Ajrore kane marre ne dorezim dy helikoptere te rinj Cougar, ndersa projekti i helikoptereve do te perfundoje ne dy vitet ne vijim. Jane prodhuar ne kantierin e Pasha Limanit edhe dy anije te reja te Rojes Bregdetare, duke shenuar nje nder aktivitetet me te medha industriale ne vend. Projekti i anijeve perfundon ne vitin 2013, me hedhjen ne ujera te anijes se katert. U futen ne perdorim uniformat e reja te Forcave te Armatosura, uniforma keto ne cilesise dhe standardeve me te mira evropiane. Projekti i uniformave, do te vijoje per nje periudhe disa vjecare.

Kremtimi i 100 vjetorit te themelimit te Shtetit dhe krijimit te FA

Forcat e Armatosura, zhvilluan disa aktivitete te rendesishme ne kuader te festimeve te 100 Vjetorit te Pavaresise. Nga materialet e demontimit, u realizuan disa objekte artistike. Lulet e Drites dhe Pavilioni i Dashurise, iu dhuruan qytetit te Shkodres. U bene tre botime profesionale; albumi fotografik per fillimet e periudhes se pavaresise; per marshet dhe himnet patriotike; dhe ne vecanti nje botim permbledhes per here te pare per Deshmoret e Atdheut. U organizua parada ushtarake ne diten e kremtimeve te 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise. Nje parade e nje ushtrie te NATO-s, e cila parakaloi se bashku me mbi 20 flamurtare te ushtrive te NATO-s dhe ushtrive te tjera, te vendeve partnere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›