Mirandolina premiere ne Teatrin Kombetar te Komedise

Komedia e famshme e Carlo Goldonit "Mirandolina" ka dhënë premieren në Teatrin Kombëtar të Komedisë. Kjo veper vjen në këndvështrim te ri nga regjisorit Donard Hasani. Sipas regjisorit kushdo që zgjedh këtë vepër të madhe ka mundësinë të sjell një këndvështrim ndryshe.
Sa i takon kësaj shfaqjeje komedia mbështetet në koncept më modern por në kostumofrafi është respektuar koha. Mirandolina në këtë pjesë u jetësua nga Rozana Radi e cila ka lënë mëmjanë koncertet për t’iu rikthyer teatrit pas një mungese të gjatë.
“Jam munduar ta çoj Mirandolinën te Rozana dhe të gjej karakteristika të saj te vetja ime dhe ta pasuroj. Është një punë shumë e vështirë. Shumë pak kohë ka mbetur para premierës dhe mendoj se kam ende shumë për të nxjerrë nga vetja për të plotësuar rolin e Mirandolinës”.
Mes aktorëve rikthehet në skenë edhe Mehmet Xhelili i cili në vitet e fundit ka qënë prezent në teatër si regjisor.
Komedia e realizuar për herë të parë në Itali në vitin 1753, është historia komike e një zonje bujtine që tërheq rreth vehtes disa meshkuj. Këtë herë për publikun shqiptar ajo që i sjell të gjithë meshkujt vërdallë e në fund merr atë që i do zemra pikërisht në skenë është Rozana Radi. Shfaqja vazhdon ne teatin kombetar te Komedise
Veç Rozana Radit në rolin e Mirandolinës interpretuan Alfred Trebicka, Rozana Radi, Mehmet Xhelili e Kastriot Ramollari.