E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE reagon ashper ndaj mbylljes se televizionit shteteror grek

Grupe politike të Parlamenti Europian kanë reaguar ashpër ndaj mbylljes së televionit shtetëror grek ERT. Presidenti i grupit socialist, Hannes Svoboda i ka kërkuar komisionerit Olli Rehn të ndalë trojkën për Greqinë, ndërkohë që nga grupimi i gjelbër është cilësuar, se kjo është një shenjë që kriza në Europë po thellohet gjithnjë e më shumë.

Eurodeputetët kanë reagur ashpër dhe pa dorashka për mbylljen e stacionit public grek.

“Trojka ndërkombëtare dhe qeveria greke vendosën që të mbyllin televizionin kombëtar, përfshirë edhe radiot” thotë Georgios Toussas

“Jam i shokuar që në Greqi brenda natës mbyllet televizioni shtetëror. Për këtë është bërë publikisht fajtor trojka. Atëherë zoti Rehn ndaloni trojkën. Ndal trojkës. Kjo është ajo që mund të bëni për imazhin e Europës. Dua të shpreh solidaritetin tim me qytetarët grekë që janë sot në rrugë. Ata mendojnë, se kanë ardhur disa njerëz nga Brukseli dhe po mbyllin televizionet dhe radiot e tyre. Ne duhet ta shohim realitetin në sy dhe jo të mbyllim një sy. Kjo është Europa tjetër. Kjo është Euroa sociale. Shpresoj që Komisionit të bëjë një propozim për këtë”-shprehet Svoboda.

"Duke parë imazhet e mbylljes të televizionit shtetëror grek dhe ndërhyrjen e policisë, përshtypja që krijojmë është që jo vetëm që kriza nuk po mbaron, por ajo po bëhet gjithnjë e më e thellë. Dhe dështimi ynë për të krijuar një integrim më të madh ekonomik të BE-së na ka çuar në krizën më të madhe politike në Europë”- deklaron eurodeputetja Harms.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›