E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratimi i Traktatit të Lisbonës, Berisha mesazh urimit kryeministrit irlandez

Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar sot një mesazh urimi homologut të tij irlandez z. Brian Cowen, për votën 'pro' që qytetarët e Irlandës i dhanë, me referendum, Traktatit të Lisbonës.
Në mesazhin e tij Berisha shprehet se "kam kënaqësinë t'iu shpreh juve dhe qeverisë suaj përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore për votën plebishitare, me anë të së cilës qytetarët e Irlandës miratuan në referendum Traktatin e Lisbonës, në një demonstrim spektakolar të përkrahjes dhe mbështetjes që ata i japin procesit të reformimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të një Bashkimi Europian gjithnjë e më solid, efikas e më pranë nevojave të qytetarit".
"Kjo ditë e madhe për vendin tuaj shënon njëkohësisht një fitore historike për mbarë Europën, pasi ajo i hap rrugën vazhdimit të procesit jetik të reformimit e modernizimit të mëtejshëm të BE-së, për të përballuar sfidat e shekullit të 21", thuhet në mesazhin e Kryeministrit Berisha dërguar homologut të tij irlandez

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›