E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Jemi të vendosur për vazhdimin e bojkotit

Partia Socialiste ripërsëriti të dielën se në respekt të votës së lirë do të përdorë çdo mjet demokratik për të mundësuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Në një konference për shtyp, deputeti socialist Taulant Balla, tha se "PS rishpreh qëndrimin e palëkundur, në emër të mbrojtjes së demokracisë në Shqipëri dhe në respekt të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, se do të përdorë çdo mjet demokratik që do të mundësojë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit".
"Gjithçka që ne kërkojmë është transparenca, hetimi, dhe administrimi i të gjitha materialeve zgjedhore që janë në kuti, si lista, procesverbale apo edhe fletët e votimit ", pohoi Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›