E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti i merr jetën kryefamiljarit, lëndohet gruaja dhe fëmijët

KORÇË - Një familje është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor, me pasojë vdekjen e kryefamiljarit dhe lëndimin e gruas dhe 2 fëmijëve. Makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga në afërsi të doganës së Kapshticës.

Policia njoftoi sot se "mbrëmë rreth orës 21:00 ka ndodhur një aksident në vendin e quajtur Gryka e Kapshticës, kur një automjet tip BËM me targa greke ka devijuar rrugën duke u përplasur me muret anësore. Për pasojë drejtuesi i saj, 41 vjeçari Aleksandër Blaceri ka mbetur i vdekur në vend. Plagë kanë marrë, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët të moshës 11 dhe 17 vjeç, por janë jashtë rrezikut për jetën".

Sipas policise, mendohet se shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë janë bërë shkak i aksidentit të rëndë ku u përfshi familja Blaceri.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›