E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Miratimi i buxhetit në Kuvend shtyn seancën për Gërdecin, ja kur do merren në pyetje Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi

Miratimi i Buxhetit të shtetit është bërë shkak që seanca e procesit të Gërdecit, të shtyhet për në datën 14, ora 9:00.

I pandehuri në këtë proces, Fatmir Mediu ka shprehur vullnetin e paraqitjes në marrjen në pyetje të dëshmitarëve të akuzës ndaj sipas Gjykatës së Posaçme kjo arsye është e mjaftueshme.

Me datë 14 pritet marrja në pyetje e Shkëlzen Berishës dhe ish- ministrit të drejtësisë, Aldo Bumçi.

Mediu akuzohet për shpërdorim të dyfishtë detyre, sipas kodit penal dhe atij ushtarak për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, e u plagosën qindra të tjerë./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›