E Diel, 1 Nëntor 2026

PE miraton vendimin per heqjen e vizave. Berisha Ngjarja me madhore ne udhen shekullore te Shqiperise drejt Europes

07-10-2010 / Gazeta 55

UPDATE- Parlamenti Evropian miraton liberalizimin e vizave me Shqiperine. Fajon Vendimi nuk do pengohet nga ministrat e BE Shqiperia eshte gati teknikisht. Haxhinasto Vota ne PE e merituar- Shqiperia ka realizuar reformat


Kryeministri Sali Berisha pershendeti sot gjate nje konference per shtyp vendimin e Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Kreu i qeverise e cilesoi kete si nje moment krenarie per mbare qytetaret shqiptare. 7 tetor 2010 eshte dita ne te cilen PE-ja votoi per heqjen e vizave per shqiptaret dhe kjo dite do te shkruhet me germa te arta ne memorien e kombit tone si ngjarja me madhore ne rrugen e tij drejt Europes- u shpreh Berisha. Shefi i ekzekutivit theksoi se vendimi i Parlamentit Evropian vjen si rrjedhoje e reformave te medha te ndermarra nga qeveria dhe suksesin qe paten keto reforma. Vendimi i sotem u be i mundur nga anetaresimi i Shqiperise ne NATO shnderrimi i saj ne nje vend qe reflekton siguri tek vendet e tjera si dhe nga organizimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe ne respektimin e te drejtave dhe lirive te njeriut- deklaroi Berisha. Kryeministri tha gjithashtu se ky vendim eshte besimi qe vendet anetare te BE-se i japin Shqiperise duke shtuar se qeveria i garanton keto shtete se do te vijoje me reformat e metejshme. Kryeministri Berisha kujtoi se objektivi kryesor i qeverise se drejtuar prej tij eshte anetaresimi i vendit ne Bashkimin Evropian ne te ardhme te afert fale punes dhe perkushtimit te qeverise per te permbush cdo detyrim ne lidhje me proceset integruese te vendit.


Reagon ministri i Jashtem Haxhinasto Vota ne PE e merituar- Shqiperia ka realizuar reformat


Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto e ka cilesuar si te merituar voten lsquopro te dhene sot nga Parlamenti Europian per liberalizimin e vizave per Shqiperine. Ne nje konference per shtyp ministri Haxhinasto duke pershendetur vendimin e PE-se per vizat theksoi se ky vendim eshte edhe nje inkurajim per te ecur perpara ne rrugen e integrimit drejt Bashkimit Europian. Votimi i sotem eshte nje arritje e madhe dhe nje detyrim per te zbatuar te gjitha rregullat per nje ecuri normale te procesit te liberalizimit te vizave dhe eshte edhe nje inkurajim per te ecur perpara ne rrugen drejt integrimit evropian- u shpreh Haxhinasto. Kryediplomati shqiptar shqiptar theksoi se vendimi i Parlamentit Europian per heqjen e vizave per Shqiperine eshte nje ngjarje e shumepritur nga shqiptaret dhe eshte realizimi i endrres se tyre per te levizur pa viza ne hapesiren Schengen.


Fajon Vendimi nuk do pengohet nga ministrat e BE Shqiperia eshte gati teknikisht


Raportuesja ne Parlamentin Europian per Shqiperine dhe Bosnjen Tanja Fajon ka pershendetur qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes per vendimin e sotem qe PE-ja mori per liberalizimin e vizave. Ne nje konference per shtyp europarlamentarja Fajon eshte shprehur optimiste se edhe ne mbledhjen e ministrave te brendshem te BE-se do te jepet nje sinjal pozitiv per Shqiperine dhe Bosnjen. Besoj se liberalizimi i vizave nuk do te pengohet edhe nga ministrat e brendshem te BE-se pasi te dyja vendet jane gati dhe heqjen e vizave dhe kete e konfirmoi edhe Parlamenti Europian sot- u shpreh Fajon. Ajo vuri ne dukje gjithashtu se vendimi i sotem nuk eshte politik po per qytetaret e te dyja vendeve duke theksuar se eshte koha per tu perfshire edhe Kosova ne kete proces. Qytetaret e te dyja vendeve do te mund te levizin lirshem ne fund te vitit pasi ata i kane plotesuar te gjitha kushtet per vizat dhe tashme i takon shteteve anetare te BE-se qe te adoptojne heqjen e vizave sa me shpejt te jete e mundur- vuri ne dukje ajo.


Seanca e Parlamentit Evropian


Eurodeputetet konfirmuan me vullnet te perbashket se Shqiperia ka plotesuar kushtet e udherrefyesit si dhe tre kriteret shtese te Komisionit Evropian. Me plot 538 vota pro dhe vetem 47 kunder bejne qe projekti te kaloje me sukses drejt Keshillit te Ministrave


Ska surpriza. Qytetaret shqiptare do udhetojne te lire ne vendet e Schengen-it evropian brenda vitit 2010-e. Me 538 vota lsquopro dhe vetem 47 kunder bene qe Parlamenti Evropian te kaloje me sukses raportin per heqjen e vizave per qytetaret e Shqiperise dhe te Bosnje- Hercegovines. Ne fjalen e saj para votimit eurodeputetja Fajon i ka bere thirrje te gjithe kolegeve te saj qe te votojne lsquopro heqjes se vizave per Shqiperine dhe Bosnjen pasi te dyja keto vende i kane plotesuar te gjitha kerkesat e KE-se per heqjen e vizave. Pas oreve te tera diskutimesh europarlamentaret hodhen ne votim draftin duke e miratuar ate me shumice derrmuese. Pas votes unike ne PE pritet qe Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian ne datat 8-9 Nentor te aprovoje perfundimisht liberalizimin e vizave Shqiperi-BE.


Cecilia Malmstrom Komisionerja per Ceshtjet e Brendshme te BE


Shqiperia meriton plotesisht heqjen e vizave ajo i ka plotesuar kushtet


Shqiperia dhe Bosnja kane permbushur te gjitha kushtet. Keshtu u shpreh dje Komisionerja per Ceshtjet e Brendshme te BE Cecilia Malmstrom ka rekomanduar ne seancen plenare te Parlamentit Evropian heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Gjate fjales se saj ne kete seance shefja e Komisionit per Ceshtje te Drejtesise dhe Siguri te Brendshme Cecilia Malmstrom fillimisht pergezoi ekipet e punes qe ndoqen procesin e me pas tha se Shqiperia dhe Bosnja kane shenuar permiresime te dukshme ne realizimin e detyrave te lena. Komisionerja ka theksuar se dy vendet kane bere progres duke plotesuar kushtet kryesore e njekohesisht ka pergezuar grupin e punes per kete proces duke dhene siguri. Komisionerja ka vleresuar raportin e eksperteve te BE mbi Shqiperine dhe Bosnjen dhe ka shprehur shpresen e saj qe ne javet e ardhshme te kemi nje konfirmim te ketij raporti rezolutes dhe me pas nje heqje te vizave. Eurodeputeti Carl Bild mbeshteti propozimin per heqjen e vizave duke thene se liberalizimi i levizjes eshte prioritet dhe se eshte koha qe dy vendet e Ballkanit te shohin driten e levizjes se lire.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›