AK del vetem ne zgjedhje

Pak para skadencës zyrtare për prezantimin e koalicioneve në KQZ, Kreshnik Spahiu njoftoi se Aleanca Kuqezi do të garojë vetëm në zgjedhjet e ardhshme. Ai shpjegoi se për hir të prezencës së PBDNJ-së në koalicionin e drejtuar nga PS, nuk mund të tradhëtonte kauzën e bashkimit kombëtar. “Nuk mundëm të gjejmë hapësira në tryezat e numërimit të votave”, tha Spahiu, duke lënë të kuptohet se PS nuk ka pranuar të vendosë komisionerë të AK-së si garanci për votën. Spahiu shprehu besimin se bashkëpunimi me socialistët do të vijë pas zgjedhjeve, kur PBDNJ, të cilën e cilësoi parti greke, të mos marrë asnjë mandat në Parlament.
Replika e parë nga rradhët e PS-së mban emrin e Saimir Tahirit, që në profilin e tij në Facebook shkruan: “Shqiponja e Nik Spahiut doli një sorrë”, dhe akuzon kreun e AK-së se nxjerr vrer kundër Berishës por bën llogari pro tij.
Ndërkohë, Skënder Gjinushi i PSD refuzoi prononcimet, por konfirmoi në telefon për ABCneës se e ka firmosur marrëveshjen me Ramën. “Kam qenë dhe vazhdoj të jem aleat i PS-së”, tha Gjinushi.