Miratohen 11 projektligje PS bllokon podiumin e Parlamentit
Me ndryshimin e rregullores se Kuvendit ku diskutimet dhe debati i lire eshte lene ne fund te seances deputetet e djathte nuk kane pasur interes per te duke lene pasivisht sallen e Kuvendit. Kjo situate u cilesua nga socialistet si bojkot i Kuvendit nga maxhoranca dhe qeveria duke kerkuar ministrat ne salle.
Nderkaq deputetet e PS-se kane qendruar duke zhvilluar diskutimet e lira ndersa gjate kohes se votimeve ata protestuan para podiumit te Kuvendit ndaj kryetares duke e akuzuar se ka shkelur rregulloren. Kryetarja e Kuvendit hodhi ne votim mese 11 projektligje te cilat u miratuan me 72 dhe
73 vota gjate kohes qe opozita protestonte tek podiumi. Ndersa disa projektligje me rendesi te miratuara ishin projektligji Per perdorimin civil te lendeve plasese ne Republiken e Shqiperise per projektligjin Per emigrimin e shtetasve shqiptare per motive punesimi Per plehrat e perdorimit bujqesor si dhe projektligjin Per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit per te cilin pati debate te forta.
Debatet per projektligjet
Deputetet debatuan kryesisht per projektligjin per parandalimin e pastrimit te parave si dhe per nje marreveshje mes Shqiperise e NATO-s per demontimin e municioneve. Deputeti i PS-se Erjon Brace i leshoi akuza te ashpra qeverise duke e akuzuar se ka bere transaksione te pandershme armesh dhe municionesh me shtetas serbe malazeze e boshnjake. Sipas tij ne raportet e OKB-se Shqiperia pervec marredhenieve tregtare per armet ka dhe marreveshje per dergimin e parave ne zonat e nxehta si Jemen e Libi. Transanksione te paligjshme me shtetas serbe malazeze dhe boshnjake qe po e perdorin territorin shqiptar apo municionet ne Shqiperi per te furnizuar gjithe sulltanet qe sot ndihen ne veshtiresi. Kam dokumente qe deshmojne transaksionet. Ne kryejme transaksione armesh me shtetas serbe Ministria e Mbrojtjes dhe Meiko kane hyre ne marredhenie edhe me tregtare serbe. Euronees tregoi predhat kineze tona qe jane derguar si arme ne Libi ne raportin e OKB-se deshmohen predhat e armet qe jane derguar ne Jemen vetem per vitin 2009 e vende te tjera arabe tha Brace. Ndaj tij u kunderpergjigj ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili shtoi se tregtia e armeve qe ka bere Shqiperia ka qene e ndershme. Raporti qe ju i referoheni eshte nje raport qe pergatitet nga Autoriteti i Kontrollit Shqiptar dhe qe botohet fjale per fjale dhe nga OKB-ja. Nuk ka asnje lloj mosperputhjeje mes atij raporti te licencimit nga ky Autoritet dhe raportit te realizimit te nje tregtie te caktuar brenda vitit 2009. Keshtu qe qeveria e Jemenit pavaresisht mendimit tuaj eshte nje qeveri qe lufton kunder terrorizmit dhe eshte nje qeveri aleate ndersa ceshtjet e demokracise jane ceshtje qe do te zhvillohen edhe ne Jemen si kudo tjeter por kjo nuk pengon qe te kryhen tregti te ligjshme me keto vende deklaroi Imami.
Debatet ne Kuvend
Arta Dade Do ti sugjeroja kryetarit tim te Komisionit tim te Jashtem qe te mesoje marredheniet qe shteti shqiptar ka.
Jozefina Topalli Nuk paske gje per procedure i pret fjalen.
Arta Dade Po si me pret fjalen ti
Jozefina Topalli Po si nuk ta pres fjalen une kur shkel rregulloren. Per ceshtjet e diplomacise diskutoni ne Komisionin e Jashtem sa te deshironi.
Arta Dade Ku e paske marre kete standard ti per te na prere fjalen
Jozefina Topalli E dashur ne Parlament duhet te vendosim nje standard ne fakt. Ne qofte se ne Parlament ka deputete femijet e te cileve plagosin njehere djalin e nje nene plagosin per here te dyte djalin e nje nene tjeter plagosin per here te trete djalin e nje nene tjeter dhe pastaj rrine ne Shqiperi. Mendoj se ketu duhet te vendosim standarde.
Saimir Tahiri Po cfare lidhjeje ka kjo Jepi fjalen per procedure.
Jozefina Topalli Ka lidhje qe cke me te. Ka standarde ne bote. Ministri gjerman i Mbrojtjes dha doreheqjen per plagjiature te doktoratures. Nuk ju kerkon njeri kete standard por ne qofte se djali plagos dhe pastaj e ke ne shtepi ke nje problem te rende moral.
Nga salla Leri keto. Ti ske bere masterin dhe hyre ne doktorature.
Arta Dade Me jep fjalen. Me permende familjen.
Jozefina Topalli Fole moj zonje edhe jashte radhe. Te terheq vemendjen ne baze te rregullores. Dade kerkon fjalen Zonja Dade ke verejtje dhe po kalove edhe nje minute aty zbatohet automatikisht rregullorja.
Arta Dade Jam e lumtur qe femijet i kam edukuar qe te respektojne shtetin ligjor dhe jam shume krenare qe me shume qetesi presin vendimin e organeve perkatese. shte e rendesishme qe nuk ka deme te medha si ajo qe keni bere me 21 janar dhe Gerdec. Sa per familjaret shikoni se vetem gjyshet keni mbajtur ne shtepi. Keni zaptuar te gjithe diplomacine me krushq me vellain tend me dhendrin tend. Mesa duket ti atij i ke mesuar diplomacine parlamentare. Madje Keshilli i Europes ndaj po hap zyren ketu ne saje te kontributit tend. Ai te ka mesuar qemanen ty se vetem asaj di ti bjere dhe ti qemanen ua ke mesuar edhe kolegeve te tu.
Jozefina Topalli Nene me te shkrete se ty nuk mund te kete.
Saimir Tahiri Mos abuzo keshtu me mikrofonat. Leri komentet.
Jozefina Topalli Hall me te madh nuk mund te kete.
Arta Dade Ik meso per diplomen ti ate bej.
Jozefina Topalli Turp me te madh qe te mos denohet ai qe plagos nuk ka per drejtesine dhe ju keni te drejte kur thoni mosndeshkueshmeria. Imagjinoni sikur te ishte qelluar mbi femijen tuaj. fare mendon nena e atij qe ka marre plumbat Dhe ai qe qellon eshte ne shtepi.
Arta Dade Une jam krenare per femijet e mi.
Jozefina Topalli Epo te jesh krenare.
Arta Dade Jam shume.
Jozefina Topalli Ky eshte fundi i moralit.
Momenti i votimit socialistet qendrojne tek podiumi
Jozefina Topalli Zoti Brace po te terheq vemendjen per here te trete dhe ke verejtje. Nderkohe kryetari i Grupit te PD-se te marre shenim emrat e deputeteve qe kane bllokuar foltoren. Do tua mesoj une rregulloren. Zoti Tahiri ka verejtje. E hengre edhe ti. Po pse rrini me kembe ore Po shtypni butonat te merrni rrogat. U shkuan 2 vjet ne kembe ketyre. I qendron Jozefina Topalli deri ne fund.
Topalli-Dade replika te forta ne Kuvend
Dy parlamentaret e tjetra kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e deputetja e PS-se Arta Dade shkembyen dje replika te ashpra me njera-tjetren. Arsyeja ishte mosdhenia e fjales per procedure ne Kuvend per Daden e cila me pas leshoi akuza te ashpra ndaj Topallit. Kryetarja e Kuvendit deklaroi se Dade mban ne shtepi te birin nje individ qe duhet te dale para drejtesise. Nga ana e saj Arta Dade u kundervu duke akuzuar Topallin se ka emeruar ne diplomaci te aferm te saj pa asnje lloj kontributi si te vellain dhe dhendrin ne France. Ne fund te replikave Topalli paralajmeroi me perjashtim deputeten Dade. Zonja Dade ke verejtje dhe po kalove edhe nje minute aty zbatohet automatikisht rregullorja paralajmeroi Topalli deputeten e PS-se Arta Dade.
Beqja Ministrat llogari bankare jashte vendit
Deputeti i PS-se Ilir Beqja leshoi dje akuza te ashpra ndaj disa prej anetareve te kabinetit qeverises. Sipas tij disa prej tyre kane llogari bankare te fshehta jashte vendit. Berisha hesht pavaresisht denoncimeve per pasurite e ministrave dhe nuk eshte e veshtire te vertetohen. Nje politikan tjeter ka depozituar miliona euro ne Malte. Berisha vodhi votat dhe vazhdon te vjedhe Shqiperine me 21 janar vrau tha Beqja. Sipas tij nje minister shkoi me pushime ne Qipro disa vite me pare duke lene atje nje konto bankare te majme.
Seanca nderpritet Turku Ishte humor
Seanca e djeshme parlamentare u nderpre pas nje kerkese te tre deputeteve te Partise Demokratike te cilet ishin te vetmit ne salle. Kur kishin mbetur disa diskutime te lira ne Kuvend deputeti i PD-se Fatbardh Kadilli propozoi qe seanca te shtyhet. Deputetet e PS-se qe pothuaj ishin te gjithe ne salle kerkuan hedhjen ne vote te propozimit. Drejtuesi i seances nenkryetari i Kuvendit Adrian Turku i kerkoi nenkryetarit tjeter Namik Dokle te drejtoje seancen. Zoti Dokle ju ftoj te drejtoni seancen nese doni tha Turku. Por pas te qeshurave ne salle Turku u terhoq duke thene se ishte humor dhe mbylli seancen. Zoti Dokle ishte per humor kjo. Sipas afatit te rregullores ka mbaruar atehere seancen e deklaroj te mbyllur tha Turku. Sipas tij rregullorja lejon vetem 1 ore debat te lire ndersa ishin tejkaluar 15 minuta nga ky limit.
Erald Kapri