E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Miratohen detajet e “Durana Tech Park”, Gonxhja: Kushte të favorshme për zhvillimin e industrive të avancuara


TIRANË, 29 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot planin e detajuar të zhvillimit të “Durana Tech Park”, parku i parë teknologjik në Shqipëri.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, bëri të ditur se qeveria synon ta pozicionojë këtë park si një qendër të rëndësishme e zhvillimit ekonomik e inovativ.

“Ky park do të konkurrojë në rajon dhe globalisht, duke sjellë përparësi strategjike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për vendin”, tha ministri.

Po ashtu, vuri në dukje ai, qëllimi i këtij është krijimi i një mjedisi të veçantë ekonomik dhe teknologjik që ofron kushte të favorshme për zhvillimin e industrive të avancuara.

“Fokus është nxitja e investimeve vendase dhe të huaja dhe krijimi i një territori me një regjim fiskal dhe doganor të lehtësuar”, deklaroi ministri.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›