Miratohet vendimi, Shqipëria pjesë e programit të BE-së “Doganat”

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian “Doganat”.
Kjo marrëveshje u miratua në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave.
“Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjen, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Doganat”, për bashkëpunim në fushën e doganave”, thuhet në vendim.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
/k.s/r.e/a.f/