Miratohen dy hua për “Tiranë-Elbasan” dhe digat

Marrëveshja u miratua nga komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave, në të cilën parashikohet marrja e kredisë prej 20.4 milionë dollarësh për financimin e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Kjo marrëveshje plotëson paketën e financimit për të tre komponentët e kësaj rruge. Ndërtimi i këtij projekti llogaritet të ketë një kosto prej rreth 290 milionë dollarësh. Projekti është bashkëfinancim i tre kreditorëve të huaj, IDB, OFID, Fondi Abu Dhabi-t për Zhvillim dhe qeverisë shqiptare. I gjithë financimi i huaj i projektit u realizua me kredi zhvillimi me terma të buta, norma të ulëta interesi dhe afate shlyerje shumë të gjata. Gjithashtu, ky komision miratoi edhe marrëveshjen me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për shtesë fondi për sigurinë e digave.
Marrëveshja e huas, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin shtesë të projektit "Siguria e digave", parashikon një shtesë fondi prej 15.5 milionë eurosh. Realizimi i Projektit të Sigurisë së Digave do të krijojë të gjitha premisat për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet optimizimit të përdorimit të rezervës hidroenergjetike në kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat si dhe nëpërmjet instalimit të sistemeve moderne të kontrollit dhe automatikës në përputhje me standardet e UCTE.
Nëpërmjet një mirëmenaxhimi të hidrocentraleve ekzistuese do të rritej vlera e aseteve të gjenerimit si dhe do të krijoheshin mundësitë për një pjesëmarrje efektive të Shqipërisë në tregun rajonal të energjisë elektrike. /Start/
2012-04-03 13:55