Flet gjeologu i vjetër, Kadri Rama: Nafta shqiptare po grabitet. Punët e pista bëhen mirë me besnikë injorantë
Intervistoi: Ing. Ahmet Çollaku
Z. Kadri, ju faleminderit qe me krijuat mundesine te bisedojme bashke per personalitetin tuaj si njeri dhe gjeolog shume virtuoz, po pa fat, si per ju vete, ashtu edhe per naften tone, e cila qe nga viti 1918 kur u provua per here te pare, ka qene direkt dhe indirekt ne epiqender te shteteve te huaja. Po ne fillim a mundet te me tregoni shume shkurt biografine tuaj, ecjen tuaj ne jete dhe ne profesion?
Kam lindur me 1940 ne Radhime, (nje fshat i vogel 12 km ne jug te Vlores), ne nje familje te madhe patriarkale ne gjendje te mire ekonomike. Femijerine e kam kaluar ne fshat. Ne vitet 1953-1957 kam kryer shkollen e mesme ne Tirane, ne ish shkollen teknike te H. Fulsit. Nuk me doli e drejte studimi sepse familja ime nuk ishte futur akoma ne kooperative. Ne vitet 1957-1960 kam punuar si teknik gjeolog ne Ndermarrjen Gjeologo-Topografike ne Tirane. Ne vitet 1960-1965 mbarova Universitetin ne Tirane. Ne gusht te vitit 1965 fillova punen si gjeolog pusi ne Fier dhe pas nje viti e gjysem me transferuan ne Institutin e Naftes ne Kuçove. Me 6 prill te vitit 1976 jam arrestuar dhe denuar me 20 vjet heqje lirie per sabotim, krim qe nuk e kam kryer. Pas 12 vjetesh e tre muaj burg, jam liruar me kusht, me dekret nr. 7227 dt. 27.6.1988. PKP. Nga viti 1988 deri ne vitin 1993, kam punuar ne Ndermarrjen e Kerkimit ne Patos. Ne qershor te vitin 1993 dola ne pension. Me pas shkova ne Radhime per te qene aty gjate ndarjes se tokave. Ne Radhime, ne nje lokal buze detit hapem me vellain dhe motren nje kafene me kapital fillestar(!) 900.000 lireta (nenteqind mije) qe na i kishte derguar djali emigrant ne Itali. Ne janar te vitit 1997 (pasi humbem edhe shtepine ne firmat piramidale), erdhem ne Tirane. Pensioni ishte simbolik (rreth 50 dollare), e dorëzova ate dhe hyra perseri ne pune ne nje zyre te Albpetrolit (ne Tirane). Ne vitin 2000 dola ne pension, me pas punova tete vite ne rruge si kembyes valute dhe tani (ka dy vite), punoj i punesuar ne nje zyre kembimi, 36 ore ne jave per nje rroge mujore 210 dollare. Jam martuar ne vitin 1970, kam dy djem, tre niper dhe dy mbesa.
Po shkeputem pak nga dhembejet tuaja ne radhe Perse jeni denuar dhe ne cilin vend e keni kryer denimin?
Jam denuar, si gjithe te tjeret, pa faj, vetem per te frikesuar te tjeret dhe per tu perdorur si skllav per te nxjerre mineral bakeri nga miniera te pa shfrytezueshme. Ne veren e vitit 1974, ne sallen e kinemase ne Fier, u mblodh nje aktiv i madh per naften. Diskutimet u kerkuan me shkrim dhe te firmosura. Nga leximi i ketyre diskutimeve, ai me i Madhi, zbuloi punen sabotuese ne nafte dhe perjashtoi vetem nje. Pas arrestimit te grupit te naftes, ne praneveren e vitit 1975 ky i imunizuari u be i plotfuqishem i Institutit te Naftes. Per vitin 1976, Institutit te Naftes ju vu detyre te zbuloje nje vend-burim te ri nafte. Pas shume diskutimesh, ne Keshillin Shekencor u aprovua tematika e vitit 1976 dhe u dergua lart. Plani tematik u kthye mbrapsh me vrejtje, (buletini 8). Ne nje mbledhje te gjate per rishikimin e planit ne baze te vrejtjeve, rezultoi se larte, nuk ishte percjelle plani I aprovuar nga Keshilli Shencor por nje material tjeter. Per kete I plotefuqishemi, na dha disa pergjigje konfuze dhe nuk na sqaroi. Kur u mbyll mbledhja ne oren 22:00, u la qe konkluzionet do beheshin te nesermen ne mengjes dhe u porositem qe propozimet ti benim me shkrim se ne oren 10:00 do niseshin per Tirane. Te nesermen sapo filloi puna , ne zyren e E.Nikes, une dhe Elmazi filluam te shkruanin diskutimin, aty ishin edhe dy kolege te zyres, rastesisht erdhen edhe dy gjeologe te tjere, dhe mbasi shkruam me dore nje faqe e gjysem, vume dhe gjashte emerat tane, jo firmat. Po prisnim mbledhjen e mengjesit, po nder kohe na thone qe makina u nis per Tirane!!! Por na porositen qe diskutimet te ia dorzonim sek.te byrose se partise te institutit. Ne shtuam ne fleten e diskutimit Byrose se Partise te Institutit te Naftes dhe ne fund daten.15 Janar 1976 dhe e dorzuam. Ne daten 3 shkurt 1976, befas, erdhen ne Institut te medhenjte e Ministrise dhe te Fierit, na thirren ne te gjashte dhe na sulmuan me pyetje:Ceshte kjo leter? Kushe shkroi? Pse e shkruat, kjo eshte leter e zeze, eshte armiqesoer, e tjera, e te tjera Ata te kater u terhoqen, thane se e vune emrin pa u menduar mire, e tjera. Ne te dy e mbrojtem diskutimin tone. Une thashe pak a shume keto: Kjo pune na eshte besuar ne dhe ne e dime si behet dhe mbajme pergjegjsi per kete. Keto fjale u shtremberuan dhe u komentuan sipas orekseve. Perfundimisht diskutimi u quajt armiqesor, letra u quajt leter armiqesore, ne armiq, me tej u demaskuam sipas zakonit ne kolektiv te gjere dhe u derguam per riedukim ne gjirin e klases punetore, une ne Minieren e Batres dhe Elmaz Nika ne Puke. Ne daten 6 Prill, ne mengjes, ne autobuzin plote me punetore, qe na conte nga Krasta ne miniere me arrestuan. Cili ishte krimi??!! Ne ne diskutimin tone propozuam qe per te realizuar (garantuar) zbulimin e vendburimit brenda vitit duhet te zgjidhnim dy-tre strukturat me te pregatitura dhe ti atakonim me shume puse njeherashi, per vete natyren e stukturave tona qe jane gati si mure vertikale, jashte mundesise se seismikes qe te percaktoje sakte pozicionin e tyre hapsinor. (Porosia ishte: me predhen e pare ne shenje(!?) Ne, ne krye te listes se strukturave vinim Cakranin, Osmanzezen e tjera. Pas nente muaj hetusije, u denova me 20 vite heqeje lirie, me konfiskim pasurie e tjera. Me vete kam dy flete te vendimit dhe listen e pasurise te konfiskuar: Kjo quhej pasuri dhe gjoja ne ishim me te paguarit!?. Denimin e vuajta: gjashte vjet punetor nen toke me tre turne, ne Spac dhe 5.5 vjet punetor nen toke me tre turne ne Qafe Bari. Norma ishte e detyruar: 5 vagona nga 3 ton, ti mbushje dhe ti nxirrje jashte.
Mbaj mend se keni qene shume i pasionuar me gjeologjine e naften shqiptare, argumentat tuaja vinin ne mendime shume kolege dhe shoke. E keni perseri kete pasion per gjeologjine?
Pasioni jo vetem qe nuk me ka rene por pekundrazi po me shtohet sepse ditet po paksohen!! Cdo dite aty me rri mendja. Deri tani kam bere me dhjetera tentativa qe dikush te me degjoje, po pa rezultat. Cte bsh kur ne krye jane po ata por me kostum tjeter.
Ku eshte konrtibuti juaj me i madh, ne rilevime, ne pergjithesime apo ne projektime?
Ne rilevimet gjeologjike. Kam patur fatin e mire qe kam filluar pune, pa mbushur moshen 18 vjec ne rilevim me dy gjeologe te vjeter ruse. Punova me ata 2 vjete e gjysme ne rajonin nga Kukesi ne Shkoder. Me mesuan shprehite e vezhgimit. Me thoshin vazhdimisht mos prit te shikosh ate qe mendon, por pershkruaj me saktesi ate qe sheh. Shume shpejte mesova te punoja me ta si I barabarte. Ata kishin shume besim per punen