ERE: Mbi 30% e energjisë humbet, CEZ se menaxhon

Këtë e bëri të ditur kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani, gjatë diskutimeve për raportin vjetor të këtij institucioni në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, ku opozita e braktisi atë duke e konsideruar raportin vjetor të ERE-s si jo real.
Ramadani tha se niveli i arkëtimeve gjatë vitit 2011 ka qenë 70.58 për qind, ndërsa humbjet në rrjet janë 37.58 për qind. Ndërkohë, raporti i Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2011 është bërë shkak që deputetët e opozitës të braktisin punën e Komisionin parlamentar, duke pretenduar se të dhënat e raportit nuk shkojnë aspak me realitetin, por janë deformuar në mënyrë të qëllimshme.
Opozita ka lëshuar kritika të ashpra dhe akuza për situatën negative energjetike në vend, krejt ndryshe nga çfarë dëshmon raporti i punës. Pas shumë debatesh, deputetët e opozitës kanë braktisur mbledhjen. Ndërkohë, që raporti në fund është miratuar vetëm me votat e mazhorancës.
Në diskutimet për raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë, morën pjesë edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit. Sipas të dhënave, në këtë institucion janë depozituar muajt e fundit një numër i madh ankesash. Komisionerja Florina Nuni në fillim të seancës dëgjimore ka paraqitur disa nga ankesat drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit, duke përmendur këtu përveç ankesave të qytetarëve, edhe ankesa të disa njësive vendore, si Bashkia e Himarës, komuna e Anës së Malit në Shkodër dhe disa komuna të tjera në vend, të cilat kanë shprehur ankesa ndaj kompanisë CEZ për furnizimin me energji elektrike.
Ankesat kanë të bëjnë jo vetëm me furnizimin me energji elektrike, por edhe me një sërë investimesh të pa kryera nga kompani në sistemin e shpërndarjes së energjisë. “Këto janë ato problematika, të cilat janë diskutuar së fundmi në institucionin e Avokatit të Popullit dhe duke marrë parasysh numrin e madh të personave që prekin, institucioni i Avokatit të Popullit realizoi një seancë dëgjimore në ushtrim të funksioneve që ka Avokati i Popullit, të dispozitave të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. Për secilën nga ankesat në seancë dëgjimore kanë qenë të pranishëm dhe grupet e interesit, të cilët kanë pasur mundësi jo vetëm që të dëgjojnë shpjegimet e përfaqësuesve të CEZ Shpërndarje, por edhe të diskutojnë mbi mundësitë e zgjidhjes së problemeve”, tha Nuni. /S.Lleshi/Start/
2012-04-02 15:03