E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohen huat për 6 ujësjellës në vend

Marrëveshja e huas B, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe KfW, Frankfurt AM MAIN, parashikon financimin e programit "Infrastruktura bashkiake II, furnizimi me ujë dhe kanalizimet për qytetet Berat, Fier, Kamzë, Kuçovë, Lushnjë dhe Sarandë".

Realizimi i këtij projekti do të kontribuojë dukshëm në përdorimin e efektshëm të burimeve ujore, si dhe në mbrojtjen mjedisore, duke përmirësuar kushtet e jetesës dhe shëndetit të banorëve të këtyre zonave. Marrëveshja e Huas B, e financuar nga KfW-ja, në bashkëpunim me qeverinë gjermane, kap shumën prej 2 milionë euro dhe do të lëvrohet mbi bazën e një interesi fiks prej 2% dhe një periudhë maturimi prej 30 vjetësh.   Ndërsa marrëveshja tjetër me KfW, parashikon financimin e programit "Infrastruktura bashkiake II, furnizimi me ujë dhe kanalizimet për qytetet Berat, Fier, Kamzë, Kuçovë, Lushnjë dhe Sarandë". 

Qëllimi i këtij  i programi është sigurimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe financiarisht të përballueshëm të ujësjellësit dhe të kanalizimeve për këto qytete me qëllim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë.   Programi do të financohet përmes dy kredive të KfW-së në kuadër të bashkëpunimit me qeverinë gjermane me vlerat 12 milionë euro (Kredia A) dhe 2 milionë Euro (Kredia B), si dhe përmes një granti të KE-së në kuadër të programit IPA 2009-2010 me vlerë prej rreth 20 milion euro. /Start/

                                                                                             2012-04-25 16:53
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›