BQE Perspektivat ekonomike te pasigurta
Të dhënat më të fundit makroekonomike janë konsideruar nga kreu i BQE si të paqarta dhe sinjalizojnë një pasiguri për perspektivat ekonomike të monedhës euro, por situata financiare e tregjeve është përmirësuar dukshëm në tremujorin e parë të vitit. Në fjalën e tij në PE Mario Draghi ka thënë se autoritetet që vendosin politikën monetare të Europës besojnë se likuiditeti i Bankës qëndrore do të shkojë drejt ekonomisë reale në mënyrë graduale. Edhe me një mbrojtje më të fortë, vendet e eurozonës duhet të vijojnë me korrigjimin e bilanceve ka thënë Draghi.
Më tej guvernatori europian ka vlerësuar se nga ana e politikave të bilanceve vendet e monedhës euro e kryesosht Spanja kanë bërë progrese dhe tashmë duhet të jenë më ambicioz të vendosin masa strukturore për nxitjen e rritjes. Për Mario Draghin një konsolidim fiskal i mbështetur vetëm përmes rritjes së taksave është larg efekteve pozitive. Përsa i pëket furnizimit me likuiditet të sistemit bankar europian kreu i institutit të frankfurtit ka shpjeguar se përpara këtij operacioni të BQE, investitorët e huaj u tërhoqën komplet nga blerja e titujve qeveritar të disa vendeve.
Tashmë bankat blejnë bono kombëtare dhe maksi kredia e dhënë nga Eurotower ka shërbyer për të fituar kohë dhe për këtë patëm sukses. Gjatë tremuajve të parë të vitit shtrëngimi i kredive nga bankat ka qenë më i ulët kundrejt tremujorit të fundit të 2011-ës ndërkohë që kushtet e kredisë do të përmirësohen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti.
Nga raporti tremujor mbi kreditë e BQE rezulton se shtrëngimi i standardeve të kredisë është reduktuar dhe parashikohet që në tremujorin e ardhshëm të ketë një lehtësim të standardeve për huatë e shoqërive jofinaciare dhe për kreditë në sektorin imobiliar. Masat e marra nga BQE gjatë 2011-ës, ka thënë Draghi kanë parandaluar një situatë të ngjashme me atë të dështimit të bankës amerikane Lehman Brothers.