Miratohen ndryshimet ligjore, Tola: Reagim efektiv në rastet e aksidenteve ajrore dhe detare

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi sot projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, duke prezantuar projektligjin, tha se “ky projektligj ka për qëllim funksionimin e një shërbimi efikas dhe bashkëkohor të kërkim-shpëtimit në Shqipëri duke rregulluar fushën e përgjegjësisë së këtij shërbimi si edhe duke iu përgjigjur nevojave aktuale për ristrukturimin e tij në përputhje me përcaktimet dhe rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil dhe Organizatës Ndërkombëtare Detare”.
“Rishikimi i këtij projektligji është një hap i domosdoshëm për të përmirësuar sigurinë dhe për të garantuar një reagim të shpejtë dhe efektiv në rastet e aksidenteve ajrore detare. Ky proces kërkon angazhimin e të gjithëve dhe jam i bindur se me angazhim dhe përkushtim do të mund të sigurojmë një mjedis më të sigurt për qytetarët tanë dhe për ata që udhëtojnë në të gjithë hapësirën ajrore dhe detare të Shqipërisë”, nënvizoi Tola.
Relatorja e çështjes, Shpresa Marnoj, gjatë fjalës së saj vlerësoi ndryshimet e propozuara në këtë projektligj.
Komisioni i Shëndetësisë në Kuvend, Foto; Agim Dobi 1 nga 6/k.s/r.e/a.f/