E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen në Kuvend 3 dekretet e Presidentit / 81 pro 36 kundër

Kuvendi ka miratuar me 81 vota pro dhe 36 kundër kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi se bëhet fjalë për përfshirjen në rendin e ditës të tre projektvendimeve për miratimin e dekreteve të Presidentit të Republikës.

Propozimi u hodh në votim të hapur me kartona dhe mori 81 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim.

Në vijim, Peleshi njoftoi edhe për kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për ndryshimin e rendit të ditës. Bardhi kërkon heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kalimin e tij për vlerësim në Këshillin për Legjislacionin.

Sipas rregullores së Kuvendit, Bardhi kishte në dispozicion deri në tre minuta për të paraqitur kërkesën e tij, ndërsa një folës pro dhe një kundër mund të diskutonin deri në dy minuta secili.

Ad

Niko Peleshi: Për miratimin e dekreteve të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në bazë të nenit 31, pika 2 e rregullores, Kuvendi merr vendim me jo më pak se 3/5 e deputetëve të pranishëm. Ju lutem qetësi! Në bazë të nenit 49, pika 3 e rregullores, propozuesi ka të drejtë të diskutojë jo më shumë se tre minuta, ndërsa mund të diskutojë një folës pro dhe një folës kundër jo më shumë se dy minuta secili.

Nëse propozuesi dëshiron të marrë fjalën… Folës pro, folës kundër? Ju lutem qetësi! Bëhet fjalë për kërkesën për të shtuar në rendin e ditës të seancës plenare tre projektvendimet për miratimin e dekreteve të Presidentit. Atëherë hedhim në votim, të hapur me kartona, propozimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për ndryshimin e rendit të ditës. Urdhëro? Pro, kundër, abstenim.

E fusim në rendin e ditës, pastaj të diskutojmë. 81 pro, 36 kundër, abstenim nuk ka. Kërkesa miratohet. Ju njoftoj gjithashtu se në Kuvend është depozituar kërkesa me numër 4072 protokollit, datë 17.09.2024, e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, zotit Gazment Bardhi, për ndryshimin e rendit të ditës të seancës plenare të sotme, ku kërkohet heqja nga rendi i ditës e projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin numër 96/2016 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, pika 11 e rendit të ditës, dhe kalimi i projektligjit për vlerësim në Këshillin për Legjislacionin në mbështetje të nenit 87 të rregullores së Kuvendit.

Në bazë të nenit 49, pika 3 e rregullores, propozuesi diskuton jo më shumë se tre minuta dhe kanë të drejtë të diskutojnë një folës pro dhe një folës kundër, jo më shumë se dy minuta. Zoti Bardhi, fjala për ju.

The 20 Most Beautiful Female Celebrities [See list]Trips-shop|

Sponsored

Backyard Office Pods – See What They Cost (View)Make Working From Home EasierSearchInfoHub | Search Ads|

Sponsored

Dolly Parton’s Net Worth Shocks The Whole World, The Proof In PicturesOne Daily|

Sponsored

I found this snake in my back garden. When the vet saw it, he shouted, ‘My God, call 911 right now!’Interesticle|

Sponsored

20 Signs That A Heart Attack Is ImminentLearn It Wise|

Sponsored

When I Got Married, I Didn’t Confess The House Was Mine—Then My Mother-in-Law And Husband Did Thisdailytopic24|

Sponsored

20 photos to rediscover the iconic Star Wars trilogyThe Family Breeze|

Sponsored

Sally Field Is 79, Hold On Tight Before You See Her NowDaily Sport X|

Sponsored

New TV gadget offers more channels at homeTechno Mag|

Sponsored

Gold Hits Record Levels – Trade and Capture the OpportunityCapitalize on price swings in gold. Fast execution, advanced charts, and tools made for new and pro traders.Trading derivatives involves high risk to your capital.IC|

Sponsored

Opinone

Ja 6 arsyet pse rikthehesh te dikush që të lëndon, edhe kur e di se marrëdhënia nuk të bën mirë

Azgan Haklaj

Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!

Lutfi Dervishi

Keqkuptimi me takimet e së premtes!

EMISIONET

LIFE & GOSSIP

Sara Hoxha rikthehet në ekran, këtë herë si moderatore

Nga arrestimi te fama në rrjet: E reja krahasohet me J.Lo për pamjen e saj

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

Po ju bien flokët? Këto ushqime mund t’ju ndihmojnë t’i forconi dhe t’i mbani më të shëndetshëm

Na ndiqni edhe në

RRETH NESHKONTAKTPUNESOHUTE DHENAT PERSONALECOOKIES

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›