E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 30 vjeçari ne Fier / Iu gjetën 13 sende floriri, 4 mijë euro, 93 mijë lekë në “Porsche Cayenne”

Një 30-vjeçar është arrestuar në Fier në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, pasi u kap duke transportuar me një automjet luksoz “Porsche Cayenne” 13 lingota dhe monedha floriri, të dyshuara si të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti gjithashtu 4 mijë euro dhe 93 mijë lekë, për të cilat 30-vjeçari nuk dispononte dokumentacion që provonte origjinën apo burimin e tyre.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcave Operacionale dhe “Shqiponja”, në kuadër të planit të masave për kontrollet ndaj automjeteve luksoze dhe verifikimin e burimit të parave me të cilat janë blerë.

Gjatë kontrollit të “Porsche Cayenne”-it, me drejtues shtetasin A.B., 30 vjeç, banues në Roskovec, u gjetën 9 monedha floriri dhe 4 lingota floriri, si dhe shumat prej 4000 eurosh dhe 93 000

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›