Miratohen pranimet për ciklin e dytë me kohë të pjesshme
Nga këto, 1040 pranime do të jenë programe të reja të studimit, 40 kuota për transferim studimesh, 60 kuota për shqiptarët jashtë trojeve të vendit si dhe 40 kuota për të përndjekurit politikë.
Çdo shtetas shqiptar që zotëron një diplomë universitare, së paku “Bachelor”, të fituar brenda ose jashtë vendit, të barasvlershme me të, ka të drejtë të aplikojë në programet e studimit të ciklit të dytë, me kohë të pjesshme, dhe edukimin në distancë, në institucionet publike të arsimit të lartë.
Përjashtohen nga tarifa e shkollimit aplikantët që fitojnë të drejtën për të studiuar në një program studimi të ciklit të dytë: të verbrit, të shurdhrit, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, fëmijët që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, fëmijët e familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, etj.
Studentët e paguajnë tarifën e shkollimit, të ndarë në këste, në përputhje me kreditet e lëndëve që do të frekuentojnë në çdo vit akademik. Studenti i nënshtrohet tarifës së shkollimit për një lëndë sa herë e frekuenton atë. Studentët e shkëlqyer nuk e paguajnë tarifën e shkollimit. Shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit dhe shtetasit e huaj, që do të vazhdojnë studimet në një program studimi me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë, në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi, si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur, me marrëveshje zyrtare, shtetërore, janë përcaktuar mënyra të tjera për tarifat.
2010-12-30 09:30
[