Berisha: Me 2011, Tirana do te kete kryetar bashkie te ri Rozeta Rapushi
Opozita vitin e ardhshem do te behet me kryetar, pasi zgjedhjet do ti fitoje koalicioni i integrimit i perbere nga PD dhe LSI. Ne kete menyre, kryeministri Sali Berisha, tha me bindje dje se ne zgjedhjet e ardhshme te 8 majit 2011 per pushtetin lokal, do te fitoje koalicioni per integrim qe ai drejton. Ne mbledhjen e fundit te qeverise, kryeministri theksoi se te gjithe do te votojne te lire dhe vota e tyre do te numerohet si ne Shkoder. "Viti i ardhshem do te jete viti i fitores se thelle te koalicionit per integrim, ne zgjedhjet e ardhshme. Duke garantuar qytetaret shqiptare se do te votojne si te gjithe qytetaret evropiane, qytetare te nje vendi te lire dhe se vota e tyre do te numerohet si ne Shkoder dhe ashtu u numerua ne te gjithe Shqiperine. Por mora Shkodren, meqenese kerkoi rinumerimin shkelqesia e tij dhe Tirana do te kete kryetarin e ri te bashkise", siguroi Berisha. Sipas tij, kjo do te jete edhe nje akt kontributi qe opozita te behet me kryetar e te mos e qeverisin me 99-shat e bashkise dhe qe qytetaret e Tiranes te kene menaxherin e vet te problematikes se madhe te krijuar. "Ky eshte nje akt, nuk do te thosha ndihme, por edhe kontributi qe opozita te behet me kryetar e te mos e qeverisin me 99-shat e bashkise dhe qe qytetaret e Tiranes te kene menaxherin e vet te problematikes se madhe te krijuar. Edhe ky do te jete nje zhvillim madhor pozitiv per Shqiperine dhe shqiptaret, ne vitin e ardhshem. Po ashtu, do te shenohet progres i madh ne ndertimin e Shqiperise evropiane, afrimit me te gjitha standardet e vendeve te Bashkimit Evropian. Pasi koha nuk pret, brenda viti 2017 Shqiperia duhet te kaloje ne grupin e vendeve te zhvilluara, duhet te shkeputet me shpejtesi nga grupi i vendeve me te ardhura te mesme te larta, ne grupin e vendeve me te ardhura te larta e shume te larta", siguroi Berisha. Ai kritikoi opoziten qe cdo premtim e sheh me skepticizem, por pavaresisht ketij fakti cdo gje po realizohet. Madje Berisha i falenderoi ata per skepticizmin e tyre, sepse sipas tij, keta skeptike ishin edhe 4 vjet me pare, kur u deklarua 'Shqiperia dixhitale'. "Kater vjet me pare, ne e kishim perdorimin e internetit ne vend 4.8 per qind dhe mbyllim kete vit me 45 - 50 per qind. Vetem ne facebook jane mbi nje milion shqiptare. Skepticizem kishte edhe kur deklaruam se do te asfaltojme fillimisht 4 mije kilometra dhe me pas u bene 6 mije kilometra", theksoi ai. Kryeministri shtoi se skepticizem kishte dhe per autostraden Tirane-Elbasan, por tenderi u hap dhe parate u gjeten. Madje, sipas tij u krijua edhe grupi antitunel ne Parlament si shprehje e ketij skepticizmi, por nuk e pengoi dot. "Nuk e kuptoj se cfare ka me tunelet. I ati i tij shpirteror ndertonte tunelet e asgjekundit, ndersa ky e quante rrugen e kombit rrugen e asgjekundit. Ky skepticizem vecse me inkurajon", u shpreh Berisha.