Të përndjekurit miratohet dëmshpërblimi
TIRANE-Qeveria miratoi dëmshpërblimin financiar për 557 ish-të dënuar politikë, duke e çuar në 1 mijë numrin e të dëmshpërblyerve për muajin dhjetor. Vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit financiar vetëm për ish-të dënuarit me dënim me burgim dhe të dënuarve me dënim kapital. Konkretisht, shuma e masës financiare për 516 ish-të dënuarit politikë me dënim me burgim është në vlerën totale 2.028.840.866 lekë. Ndërsa shuma e masës financiare për 33 ish-të dënuar politikë me dënim kapital është në vlerën totale 159.154.409 lekë. E perditshmja Gazeta Shqiptare publikon sot listen e gjate me emra te perfituesve nga ky vendim.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)