Miratohet aderimi i Shqipërisë në konventën e Kiotos
TIRANË- Komisioni i Jashtëm parlamentar miratoi të hënën aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare "Për thjeshtimin dhe harmonizimin e procedurave doganore", bërë në Kioto, më 18 maj 1973.
Kjo Konventë është miratuar në Organizatën Botërore të doganave (OBD), në vitin 2006. Ajo numëron 66 palë kontraktuese, të cilat mbulojnë 70% të vlerës së mallrave të tregtuara në nivel botëror.
Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Konventë përbën një domosdoshmëri ligjore dhe përmbush detyrimet që rrjedhin nga nenet 70 dhe 97 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.
Hyrja në Konventën e Kiotos jep efekte pozitive në lidhje me certifikimin në pajisjen e standarteve doganore ndërkombëtare. Pas shqyrtimit të pr/ligjit, anëtarët e komisionit u shprehën dakord për miratimin e tij në seancë plenare.
(ma.ar/BalkanWeb)