Gorea: Procedura transparente për marrjen e pensioneve
TIRANE- Kreu i Postës Shqiptare Arqile Gorea, ka komentuar radhët e krijuara nga pensionistët në filialet e tërheqjes së pensioneve mujore. Sipas tij, Posta Shqiptare është duke aplikuar një një procedurë të re të shërbimit të pagesës së pensioneve, ashtu sic e ka gjithë bota.
Kjo procedurë sic tha ai, parashikon më shumë transparencë dhe një datë të caktuar për marrjen e pensioneve nga cdo pensionist.
“Ne po kërkojmë që edhe pensionistët në Shqipëri, si në të gjithë botën të kenë një datë të caktuar për marrjen e pensionit. Në të gjitha zyrat e postës janë afishuar të gjitha procedurat, VKM-të, marrëveshja me ISSH dhe apeli që i bëhet pensionistëve për dokumentat që duhet të kontrollojë përpara se të firmosë në momentin e marrjes së pensionit dhe dokumentat në dispozicion të pensionistit do të jenë transparente. Pra dy janë kollonat, transparenca në marrjen e pensionit dhe dita e caktuar e pensionit për cdo pensionist", sqaroi Gorea.
(ma.ar/BalkanWeb)