Basha: Partneritet me Pekinin për projektet e Tiranës
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela kanë ndjekur mbrëmë spektaklin e veçantë të dhuruar nga artistët kinezë, në Teatrin e Operës dhe Baletit. Mbrëmja ka nisur me një ekspozitë me piktura e fotografi nga Kina, por edhe të punimeve artizanale kineze.
Duke u uruar mirëseardhjen artistëve nga Pekini, Zoti Basha uroi që së shpejti, në Pekin të zhvillohet “Nata e Tiranës”, ku artistët shqiptarë të shpalosin kulturën e lashtë shqiptare. Zoti Basha duke theksuar angazhimin e tij, për të shndërruar në realitet ëndrrat dhe projektet e mëdha të qytetit të Tiranës, u shpreh entuziast për mbështetjen e qeverise kineze, në realizimine tyre.
“Edhe qyteti i Tiranës ka ëndrra dhe projekte të mëdha për të ardhmen. Ne shpresojmë se në parneritet me Bashkinë e Pekinit, qytetin e Pekinit, në partneritetin mes dy vendeve tona, të cilat ndajnë një miqësi të përhershme dhe të vjetër, këto projekte dhe këto ëndrra do të jenë afër realizimit në një kohë më të shkurtër. Transformimi rrënjësor që Pekini ka pësuar vitet e fundit, me forcën dhe investimet e jashtëzakonshme që shpalosi para botës, me rastin e Lojrave Olimpike, është një qytet me partneritetin e së cilit ne krenohemi”, ka deklaruar Basha.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera “Nata pekinase” në TKOB