E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet akti, KQZ: Pasdite nis hapja e kutive

TIRANË- Pas debatesh per projekt-aktin qe percakton proceduren e veprimit te KQZ per hapjen e kutive dhe numerimin e votave te gabuara, komisioni e ka miratuar ate ne parim.

Kreu i KQZ-se, pas miratimit ka njoftuar se hapja e kutive do te behet ne mbledhjen e pasdites.

Mbledhja e sotme ka nisur me debate per miratimin e projekt- aktit për zbatimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për hapjen e të gjitha kutive dhe numërimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar dhe ne menyre te vecante per proceduren e numerimit.

Perfaqesuesi i PD-se, Njazi Kosovrasti, ka vleresuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor ne vijim te punes se mire qe ka bere KQZ. “Une dhe PD kemi qene dakord gjate gjithe kohes ne menyre qe kerkimi dhe transparenca, vota e cdo qyteti dhene per kryetarin ose keshillat te vleresohen dhe te numerohen”- tha ai.

Ai ka kerkuar te saktesohet gjithe metodika qe do te ndiqet per te cuar ne vend vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

Perfaqesuesi i PS-se, Genc Gjincaj ka kritikuar menyren e hartimit te ketij prijekt akti, qe sipas tij nuk eshte i njejte me eksperiencen e perdorur per hapjen e 117 kutive.

“Përmbajtja e këtij projekt akti nuk i afrohet asaj të 117 kutive. Në projekt akt vlerësimi i votës do bëhet nga grupi i numërimit, por në asnjë pikë të kodit nuk përcaktohet që grupi i numërimit të bëjë vlerësimin dhe tabulimin e votave. Mendoj që në këtë pikë duhet pasur kujdes pasi është vetë Kolegji Zgjedhor, që sqaron se do të jetë KQZ ai që do të bëjë vlerësimin e votës, pra ai dhe jo inspektorët e KQZ”- tha Gjoncaj.

Mbledhja e djeshme

Miratimi duhet te behej ne mbledhjen e djeshme, por shtyrja erdhi pas kërkesës së përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj, i cili kërkoi kohë për tu njohur me projekt-aktin.

Për këtë projekt- akt unë ju kërkoj kohën e nevojshme për të dhënë mendimin për të. Projekt- akti nuk është se mund të gjente kohë më të shpejtë për tu realizuar. Kërkoj që diskutimi të shtyhet për ditën e nesërme- tha ai.

Menjëherë pas tij përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti tha se nuk ka ndonjë kundërshtim me propozimin e Gjonçajt, por sipas tij, po të lihej për nesër humbet dhe një ditë.

Të gjejmë kohë dhe ta mbyllim sot në mënyrë që të nisim punën- kërkoi ai.

Me një vendim unanim, KQZ vendosi te shqyrtoje neser projekt-aktin, dhe sipas kreut të KQZ-se, Arben Ristani, menjëherë  pas miratimit të aktit, mund te fillojë puna për hapjen e kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›