E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet buxheti i Bashkisë së Elbasanit

Miratohet me shumicë votash buxheti i Këshillit Bashkiak të Elbasanit. Vendimi u mor gjatë mbeldhjes së djeshme, pas debateve në dy mbledhjet e mëparshme. Buxheti i vitit 2010 u miratua pas disa ndryshimeve dhe propozimeve jothelbësore.

Ishin këshilltarët e djathtë ata që kundërshtuan projektbuxhetin e mëparshëm duke kërkuar rishikim të tij. Në mbledhjen e sotme ata vlerësuan ndryshimet e bëra duke dhënë dhe votën pro miratimit. Janë dashur tri mbledhje për ti hapur rrugët miratimit të buxhetit, ndërsa këshilltarët e dy kaheve politike përballeshin në debate pro dhe kundër tij. Kështu Bashkia e Elbasanit është e dyta nga shtatë të tilla në qarkun e Elbasanit pas asaj të Cërrikut, që miraton buxhetin e vitit 2010.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›