E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca e konsideron të pakthyeshme pavarësinë e Kosovës

Ambasadori francez në Beograd, Zhan Fransoa Teral ka deklaruar se Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës, siç e kanë bërë këtë edhe 22 shtete anëtare të BE-së, duke theksuar se kjo është një situatë e pakthyeshme me të cilën duhet të përballet secili.

Ndërsa përsa i përket Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Teral tha se pavarësisht verdiktit të saj, duhet punuar në qetësimin e situatës dhe në normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës. Me qëllimin përfundimtar që të gjitha vendet e rajonit të hyjnë në BE dhe të zhvillohen marrëdhëniet harmonike ndërmjet të gjitha atyre vendeve, u shpreh ambasadori francez. Në konstatimin se si të arrihet normalizimi i marrëdhënieve kur dihen qëndrimet e kundërta të Prishtinës dhe Beogradit, Teral tha se edhe Serbisë edhe Kosovës i ofrohet perspektiva evropiane, duke theksuar se me çështje të hapura nuk mund të hyhet në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›