Miratohet buxheti shtese ne Bashkine e Kamzes
Kamez 20 tetor NOA - Koha ka sjelle si nevoje e domodosdoshmeri qe ne te gjithe hartimin e politikave te zhvillimit si kudo edhe ne Kamez komuniteti dhe aktoret e rendesishem te shoqerise civile te jene faktore i rendesishem.
Roli i tyre ka bere qe planifikimi dhe projektet per zhvillimet e ardhshme te jene me afer realiteteve e nevojave reale te gjithe komunitetit.
Pjese e kesaj politike ishte edhe hartimi dhe miratimi njezeri i buxhetit shtese ne Bashkine e Kamzes i cili u votua unanimisht nga te gjitha forcat politike.
Bashkia e Kamzes realizoi 100 buxhetin e vitit 2010 dhe ne saje te menaxhimit dhe administrimit me profesionalizem pergatiti buxhetin shtese i cili do te shkoje i gjithi per investime.
Konkretisht fondi limit per investimet e tenderuara ne vitin 2010 eshte 368202940 leke vlera e fituar e tenderimit eshte 308089144 leke pra fondi i kursyer nga tenderimet e vitit 2010 eshte ne vlere absolute 60113796 leke ose 16.5 . Gjithashtu jane kursyer fonde nga pagat e sig. shoq 14500000 leke si dhe nga shpenzimet operative ne total kursimi nga shpenzimet e funksionimit eshte 23576135 leke.
Pra gjithsej kursimet e vitit 2010 jane 48100239 leke shume kjo e perdorur per hartimin e buxhetit shtese i cili do te shkoje i gjithi per investime.
Vetem per nje vit ne Kamez jane ndertuar rruge sipas standardeve me te perparuara evropiane me nje gjatesi prej afro 13 mije metrash. Jane ndertuar e vene ne funksion te qytetareve te Kamzes rreth 8500 metra KUZ tregues keto te nje pune intensive te qeverisjes vendore realizmit ne menaxhimin e te ardhurave te Bashkise.
n.e/NOA