Miratohet fleta e votimit, do të votohet për partinë dhe kandidatin e preferuar në listë të hapur

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Ajo ka të gjithë kandidatët me emra, si listën e mbyllur ashtu edhe listën e hapur.
Në kolonë, të parët renditen emrat e listës së mbyllur, të shënuar sipas zgjedhjes së partisë.
Këtu votuesit nuk duhet të bëjnë ndonjë shënim, sepse ata nuk i nënshtrohen votës preferenciale.
Zgjedhësi, pasi voton për partinë që dëshiron, brenda kësaj kolone, duhet të vendosë një shenjë për kandidatin e preferuar të listës së hapur.
Pra, votuesi duhet të vendosë dy shenja: një për partinë, në krye të kolonës, dhe një për të preferuarin e listës së hapur.
Nëse shenjat janë në kolona të ndryshme, vota quhet e pavlefshme./vizionplus.tv