E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet huaja për financimin e rrugës Tiranë–Elbasan

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi, për financimin e projektit të rrugës Tiranë–Elbasan.
 

Ndërtimi i aksit të ri rrugor Tiranë-Elbasan do të financohet kryesisht nga donatorë të huaj dhe Fondi i Abu Dhabi-t është një nga financuesit e këtij segmenti, me një shumë prej 50 milionë dollarë.
 

Ndërtimi i rrugës Tiranë–Elbasan synon të rrisë në mënyrë efikase zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në rajonet e Shqipërisë qendrore, jugore dhe më gjerë në të gjithë zonën juglindore të vendit.
 

Rruga synon të lehtësojë dhe përmirësojë, gjithashtu, lëvizjen e trafikut dhe veçanërisht trafikut të rëndë në segmentin rrugor Tiranë–Elbasan, që është pjesë e Boshtit të Jugut, duke përmbushur kështu kërkesat e trafikut në këtë aks rrugor dhe përputhjen me kërkesat Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›