Qeveria miraton huan prej 50 mln $ për Tiranë-Elbasan

Kjo shumë merret nga qeveria shqiptare për të investuar në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi, për financimin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan".
Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan synon të rrisë në mënyrë efikase zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në rajonet e Shqipërisë qendrore, jugore dhe më gjerë, në të gjithë zonën juglindore të vendit.
Rruga synon të lehtësojë dhe përmirësojë, gjithashtu, lëvizjen e trafikut dhe veçanërisht trafikut të rëndë në segmentin rrugor Tiranë – Elbasan, që është pjesë e Boshtit të Jugut, duke përmbushur kështu kërkesat e trafikut në këtë aks rrugor dhe përputhjen me kërkesat e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. /Start/
2012-01-04 13:47