Angjeli: Ankandi për bonot rrit borxhin publik

Ankandi për blerjen e një borxhi prej 1.5 miliard të këtij fillim viti është normal por gjithsesi rrit ndjeshëm nivelin e borxhit publik. Anastas Angjeli ish-ministër i ekonomisë dhe rektor në UMSH-së sqaron se hedhja në ankand e një obligacioni për këtë vit bëhet për të mbuluar shpenzimet për pagat dhe pensionet për këtë muaj.
Ndërkohë ajo që është më tepër problematike sipas ish-ministrit të ekonomisë është se brenda dy muajve të fundit janë marrë tre borxhe duke i tronditur financat shqiptare si dhe duke dhënë ndikim në tejkalimin e nivelit prej 60 përqind të borxhit.
Ankandi për shitjen e obligacionit 3-vjeçar, me një shumë prej 1.5 miliardë lekë do të shlyhet deri në vitin 2015. Sipas Ministrisë së Financave kuponi indikativ i ofruar nga Ministria e Financave do të jetë 8.65 % dhe do të paguhet çdo 6 muaj, përkatësisht në datat 06 Korrik dhe 06 Janar.