E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet kalendari, imuniteti dhe paketa e PS në Parlament

Miratohet kalendari për seancën e nesërme plenare, në rend të ditës do të jenë dhe ndryshimet kushtetuese. Pritet që nesër në orën 11:30 të mbahet seanca plenare. Demokratët kërkuan futjen në rend të ditës të diskutimeve për ndryshimet në paketën kushtetuese dhe heqjen e imunitetit, ndërsa socialistët mëgjithëse kërkuan më tepër kohë, menjëherë pas mbledhjes morën vendimin për të votuar pro heqjes së imunitetit.

Nisur nga kjo pritet që nesër rreth orës 11:00 të ketë një takim mes dy krerëve të grupeve parlamentare, Astrit Patozit dhe Gramoz Rucit.
Ligjvënësit socialist vendosën që të votojnë pro heqjes së imunitetit. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS-së, e cila drejtohej nga Gramoz Ruçi, pasi Kreu i opozitës Edi Rama ndodhet për një vizitë në Bruksel.
 

Imuniteti ka qënë që prej dështimit të seancës së 6 gushtit, `mollë sherri` mes mazhroancës dhe opozitës. Mazhoranca kërkoi që forcat politike në vend të votojnë heqjen e imunitetit më 6 gusht, ndërkohë që opozita kundërshtoi fort duke propozuar një paketë me kushte ndër të cilat vihej theksi tek një reformë rrënjësore në sistemin e drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›