E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imunitetit dhe paketa e PS-së sot në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë sot kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë, gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Partia Socialiste vendosi një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar të votojë amendimin e kushtetutës, pavarësisht rrëzimit të paketës së saj për reformën në drejtësi.
 

Në seancën që do të mbahet jashtë radhe, në orën 11.30, socialistët do të bashkojnë votat me mazhorancën për të plotësuar një nga kriteret e BE në prag të përgjigjes për marrjen e statusit të kandidatit.
 

Në axhendën e Parlamentit përveç heqjes së imunitetit është përfshirë edhe diskutimi e më pas votimi në fund të seancës i ndryshimeve Kushtetutese të propozuara nga Partia Socialiste. Partia Demokratike ka paralajmërmuar që në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit votën kundër amendimeve të socialistëve.
 

Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve ka futur në kalendarin e punimeve të ditës së sotme edhe projekligjin e Gjykatës së Lartë që kërkon shumicë të cilësuar, votimi i të cilit u shty pasi Patia Socialiste kërkonte më parë diskutimin e propozimeve të saj për reformën në drejtësi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›