E Enjte, 5 Nëntor 2026

Miratohet kontrata financiare me BEI për linjën hekurudhore Vorë-Hani i Hotit – Porta Globale

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Nën drejtimin e Kryetares, Mimi Kodheli, u zhvillua sot mbledhja e Komisionit për Politikën e Jashtme.

Komisioni shqyrtoi Projektligjin “Për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Qeverisë të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të investimeve për linjën hekurudhore Vorë-Hani i Hotit – Porta Globale”. Ky projektligj u prezantua nga Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj.

Relatorja e çështjes, Hatixhe Konomi shprehu rëndësinë e projektligjit ndërsa ftoi kolegët ta miratojnë atë.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Mbledhja e dytë e komisionit vijoi me zhvillimin e seancës dëgjimore me kandidatin për Kre të Misionit Diplomatik, Genti Bendo, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën Federative të Brazilit, rezident.

Bendo, gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të komisionit shprehu objektivat në lidhje me detyrën për të cilën kandidon.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›