E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet marrëveshja e grantit për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës

TIRANË, 11 shkurt /ATSh/ Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen e grantit dhe projektin ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESh) si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW, Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës”.

Sipas vendimit, janë miratuar gjithashtu masat shoqëruese për projektin, të cilat do të garantojnë zbatimin efikas dhe monitorimin e të gjitha fazave të rehabilitimit të hidrocentralit. Ky investim synon rritjen e efikasitetit të prodhimit të energjisë, sigurimin e shërbimeve të qëndrueshme energjetike dhe modernizimin e infrastrukturës ekzistuese.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, duke hapur rrugën për nisjen e implementimit të këtij projekti strategjik për sektorin energjetik shqiptar.

/e.xh/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›