Konstituohet legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 11 shkurt /ATSh/ Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme konstituive zgjodhi kryetare, Albulena Haxhiun dhe pesë nënkryetarët.
Nga LVV-ja nënkryetar u zgjodh deputeti, Ardian Gola, nga PDK – Vlora Çitaku, nga LDK – Kujtim Shala, nga Lista Serbe – Sllavko Simiq si dhe Emilja Rexhepi. Nënkryetarët u votuan në grup, të gjithë së bashku.
/KosovaPress//r.e/