E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ne parim, Berisha: Eshte buxheti i mireqenies Rozeta Rapushi

Miratohet ne parim, buxheti i shtetit per vitin e ardhshem, qe parashikon qe te ardhurat te jene ne vleren 360.661 milione leke, shpenzimet 409.594 milione dhe deficiti 48.933 milione leke. Kuvendi miratoi pas nente ore debatesh me 74 vota pro dhe 56 kunder, buxhetin e shtetit, qe kryeministri Sali Berisha e cilesoi si buxhetin e mireqenies. "Eshte buxheti me i madh ne historine e Shqiperise, qe arrin vleren prej rreth 410 miliarde leke dhe qe ka si synim me madhor rritjen e mireqenies suaj, duke sjelle te ardhura direkt ne xhepat, portofolat dhe kontot tuaja, per 820 mije familje shqiptare. Si dhe duke ndikuar ne menyre thelbesore ne shkollimin e femijeve, ne sherbime shendetesore, ne rruge, rrugica, kanalizime, ujesjelles, te familjeve shqiptare, buxhet i cili ka si objektiv madhor investime vendimtare per Shqiperine", - u shpreh kryeministri. Nga ana tjeter, ai ironizoi edhe deputetet socialiste, qe te gjithe u shprehen kunder buxhetit, duke bere edhe batuta se sipas strategjise se kreut socialist, Edi Rama, ata nuk do te jene me ne listat e kandidateve per deputete ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Kryetari juaj beri zbulimin gjenial dhe gjeti metrin e te vertetes. Por me metrin e tij, nga Damiani te Proletari, qe te gjithe mbeteni ne klase, sepse ai tha se i vertete eshte vetem ai qe, se bashku me kepucet, eshte 2 metra i gjate. Pasi mashtroi, tani thote qe me besoni mua, sepse une jam i gjate. Prandaj, pervec Fidelit te partise, ju te tjeret, absolutisht "puthuni me Milon", per sa u perket listave zgjedhore qe vijne", - tha kryeministri. Nga ana tjeter, ai hodhi poshte te gjitha shifrat e socialisteve kunder buxhetit. "Zyra e statistikes me informon, se keni cituar 1725 shifra, nga te cilat vetem 80 i keni pasur te sakta. Te gjitha te tjerat mbi 2 metra genjeshtra", - vijoi Berisha. Duke u ndalur gjate tek buxheti, kryeministri tha se ai shenon rritjen me te madhe prej vitit 2012, ne vitin 2013, rritje prej 28 miliarde leke. Sipas kryeministrit, qeverisja do te rrise serish rrogat dhe pensionet, sepse beson se investimi ne mendjen, ne burimet njerezore, eshte me i rendesishem se te gjitha investimet e tjera. "Kemi rritur dhe 2-3 fishuar, sipas kategorive te invalideve, pensionet e tyre dhe mbeshtetjen per ta. Kemi rritur me mbi 2 here ndihmen ekonomike per qytetaret shqiptare, kemi rritur ne menyre te ndjeshme te gjitha kategorite e pensioneve per 540 mije pensioniste te vendit dhe qe do t'i rrisim serish kete vit", - permendi kryeministri. Berisha nuk harroi te kritikoje ish qeverisjen socialiste por edhe ish kreun e bashkise se Tiranes, Edi Rama. "Kur keta zoterinj ishin ne pushtet, per rrogat shpenzonin rreth 7 apo 8 per qind te GDP-se dhe e fundosen sektorin privat, sepse e shnderruan administraten ne shtojce te partise. Mund t'ju jap vetem nje shembull, bashkine e meparshme te Tiranes. Ne ia trefishuam fondet, por cfare ndodhi me fondet qe ne cuam per rruget e rrugicat e Tiranes. Nuk mbeti asnje qindarke per to, te gjitha u bene rroga partie. Te beheshin rroga te partise "hallall", ne nje fare menyre, por ato u bene rroga te 99-shave, te cilet te gjithe ndertuan sistemin e vilave nga me modernet", - akuzoi kryeministri. Se fundmi ai ftoi opoziten ta votoje buxhetin qe ai e cilesoi si me historikun te votuar ne Kuvend. "Une ju ftoj te ngriheni e te dilni mbi dy metra gjatesi me kepuce, e ta votoni ate", - tha Berisha.

VOTIMI

Buxheti i shtetit 2013

74 vota pro

56 vota kunder

0 vota abstenim

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›