Nikolic ndalon në Preshevë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka qëndruar sot në Preshevë, me ç`rast ka vizituar filialen e ndërmarrjes për prodhimin e mobilieve “Simpo”. Ai nga udhëheqësit e “Simpos” është njoftuar lidhur me procesin e prodhimit në këtë ndërmarrje, e cila është në gjendje të vështirë.
Nikoliq nuk është takuar me asnjërin nga përfaqësuesit e pushtetit lokal në Preshevës si dhe me asnjërin nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe serbe.
Vizita e sotme e presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq është njëra ndër të parat që i bënë komunës së Preshevës, prej se është zgjedhur president.
Përkitazi me këtë vizitë gjer tani nuk është prononcuar asnjëri si nga përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe as të partive politike.