E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet në parim p/ligji “Për Konferencën Gjyqësore”

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, theksoi rëndësinë e p/ligjit për reformën në drejtësi, duke theksuar se ai parashikon mënyrën se si do të funksionojë Konferenca Gjyqësore. Sipas ministrit, në p/ligj nuk përfshihet më përfaqësimi me delegim i gjyqtarëve.
     
Drafti i propozuar nga ministria e Drejtësisë sjell risi në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në raportet e Konferencës me Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
     
Ministri Halimi solli në vëmendje faktin se p/ligji u hartua që në vitin 2009, por u shty pas bojkotimit të parlamentit nga PS. Konferenca Gjyqësore Kombëtare është një institucion i parashikuar në Kushtetutë dhe për rrjedhojë, miratimi i ligjit të saj duhet të ishte bërë me një shumicë të cilësuar votash në Kuvend./Start/

                                                                                             2012-07-18 12:05
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›