Berisha: T’i heqim imunitetet me 6 gusht

“E ftoj z. Rama që të ngrihet në lartësinë e përgjegjësive që duhet të ketë çdo drejtues në interesin më të mirë të qytetarëve të vendit, për të votuar një ligj që u hartua nga ekspertet më të mirë të doktrinës së imunitetit, qoftë të parlamentit, të qeverisë dhe drejtësisë...Nuk mund të ketë kurrë një pengesë që të mos votohet një akt i tillë, me të cilin u thotë qytetarëve se ne do të jemi si ju, do të jemi të barabartë para ligjit. Për më tepër kur një nismë e tillë në parlamentin shqiptar është që nga 2003 dhe kjo duhet të theksoj se në çdo rast, cilado që ka qenë ajo, është mbështetur nga PD si kur ishte në opozitë, edhe sot kur është në pushtet. Dhe në çdo rast është kundërshtuar nga PS", tha Berisha.
"S’mund të gjej kurrë një motiv për të penguar heqjen e tij. I bëj thirrje dhe njeherë z. Rama të mendojë dhe rimendojë më mirë këtë gjë se kjo që bën është tërësisht e rëndë dhe në kundërshtim me interesin jetik të çdo qytetari të këtij vendi, është një mur që ngrihet në procesin e integrimit. Detyra jonë është të shembim mure, jo të ngremë mure", tha kreu i qeverisë.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri gjithashtu kërkoi lehtësimin e procedurave procedurave për dhënien e tokave të papunuara me qira.
"U bëj thirrje qeveritarëve vendore, të shohin këtë vendim si një mundësi të re të madhe për krijimin e mijëra vendeve të punës, të shohin këtë vendim si një mundësi e madhe që u jepet atyre për të adresuar probleme themelore të familjeve. Në rast se ne konsiderojmë dhe e kemi konsideruar qytetarin të parin, nuk mund të ketë asnjë mëdyshje se synimi i të gjitha reformave tona është që të mbështesim, të ndihmojmë dhe ta bëjmë atë më të begatë përmes punës së tij, më të lirë përmes forcimit të shtetit ligjor dhe garantimit të lirive të tij", tha Berisha.
"Potencialet janë të jashtëzakonshme. I ftoj ata të bëjnë gjithçka që tokat e papunuara të territorit të tyre t'u jepen atyre që kanë dëshirë dhe vullnet për ta punuar. Pronësia nuk humbet, por jepen me të dhjeta, taksë e drejtë dhe e ndershme. Aty ku toka është djerrinë apo komunale t'ua japin me një euro, kundrejt kushteve për të zhvilluar plantacionin, fermën blegtorale apo me bimë mjekësore, etj", deklaroi kreu i qeverisë.
Një tjetër temë me rëndësi në mbledhjen e sotme të qeverisë ishte edhe zbatimi i ligjit për kthimin e banesave në adresë të pronarëve të tyre.
"Ne u ofrojmë përdoruesve të tyre kredi me zero interes, por shtëpia e pronarit duhet të lirohet. Ne kemi mbi 2 vjet që kemi përcaktuar shumën, kemi ofruar kredinë, por diku nuk funksionon se kryetari i bashkisë nuk do e nuk pyet", tha Berisha.
Sipas Kryeministrit Berisha, ka një mal të turpshëm falsifikimesh mbi to dhe të gjitha duhet të jenë objekt denoncimesh në prokurori.
"Përpjekjet për t`u përvetësuar pronarëve shtëpitë janë të jashtëzakonshme. Ligji do parashikojë që nëse brenda një fati të përcaktuar bashkia nuk e zbaton ligjin, do ndërhyjë enti dhe do të zbatojë ligjin. Nuk mund të shkohet më me pronarët në këtë mënyrë", shtoi Kryeministri.
2012-07-18 12:14