E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet në parim p/ligji për trafikun e organeve

Në thelb, ligji lejon grupin hetimor të EULEX-it që të zhvillojë hetimet përkatëse në Shqipëri në lidhje me akuzat e ish-senatorit zviceran, Dick Marty për trafik organesh.

Ai pretendon se gjatë luftës në Kosovë, civilë serbë janë marrë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe janë sjellë në Shqipëri duke iu marrë organet jetës, të cilat më pas janë shitur. Në mbledhjen e sotme, deputetët e opozitës nuk kanë shprehur kundërshti për ligjin, por kanë kërkuar më shumë kohë dhe që të mos ketë nxitime në këtë drejtim.

Sipas deputetit, Fatmir Xhafaj, duhet marrë edhe mendimi i EURALIUS dhe i Prokurorisë. Në mbrojtje, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, tha se drafti është marrë edhe nga EULEX-i dhe është pjesë e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Ky pr/ligj pritet të diskutohet nen për nen gjatë mbledhjes së të martës në komision. Javën e shkuar, kryeministri Sali Berisha foli gjatë në mbledhjen e qeverisë për këtë pr/ligj, ndërsa i hodhi poshtë si shpifje dhe trillime të Dick Martit, që synojnë sipas tij, njollosjen e luftës së UÇK-së. /Start/

                                                                                             2012-05-07 10:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›