E Diel, 1 Nëntor 2026

Lugina e Presheves, shqiptaret votojne me flamurin kombetar

Shqiptaret e Lugines se Presheves kane vendosur flamurin kombetar ne disa nga qendrat e votimit, ku dje u votua per te zgjedhur presidentin serb, deputetet dhe drejtuesit lokale.

Mediat on-line ne gjuhen shqipe ne Presheve raportojne se ne disa vendvotime te Kosoves, ku po votojne pakicat serbe, si ne veri te Mitrovices dhe Zubin Potok jane vene flamujt e Serbise. Por, sipas agjencise, ne disa qendra votimi ne Luginen e Presheves jane vendosur flamuj kombetar dhe te Kosoves. Pas votimit, me te qeshur, lideri i LPD-se Jonuz Musliu, mesohet te kete thene se "me 6 maj ka zgjedhje edhe Kosova, edhe Serbia. Kjo ketu eshte Kosove Lindore". "Ne ketu jemi shqiptare dhe eshte drejte e jona te dalim me flamurin tone kombetar ne zgjedhje. Pardje ne Ternovc e Breznic kemi pare automjetet policore me flamuj te Serbise, te cilet rrethuan fshatrat tona shqiptare, i bastisen, i keqtrajtuan dhe arrestuan bijte tane. Tash ne shqiptaret nuk di pse duhet me ta perdorim ate flamur", - deklaroi kryetari i LPD-se, Jonuz Musliu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›