Serbet provokojne, zgjedhjet edhe per strukturat lokale
Serbet qe jetojne ne Veri te Kosoves nuk kane hequr dore nga mbajtja e zgjedhjeve lokale. Pavaresisht kundershtimeve te institucioneve te Prishtines, atyre nderkombetare dhe verejtjeve te Beogradit, ne Zvecan dhe Zubin Potok, serbet provokuan duke u mbajtur edhe zgjedhjet lokale. Kryetari paralel i Zvecanit, Dragisha Millovic, ka konfirmuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe pse dicka e tille nuk eshte pranuar nga institucionet e Kosoves. "Pa probleme kane nisur edhe votimet per zgjedhjet lokale. Do te thote, ne keto votime nuk ka vezhgues te OSBE-se", - ka thene Millovic per mediat. Nderkaq, Millan Ivanovic, nga Keshilli Kombetar Serb, e ka quajtur fitore te serbeve mbajtjen e zgjedhjeve lokale ne dy komunat ne veri te Kosoves, per shkak se, sipas tij, ato jane mbajtur ne kuader te sistemit kushtetues te Serbise dhe sipas ligjeve zgjedhore te Serbise. Ai e ka vleresuar si te larte pjesemarrjen ne votime te qytetareve per zgjedhjet lokale. "Pjesemarrja ne votimet per zgjedhjet lokale ne Zvecan dhe Zubin Potok eshte shume e mire, keshtu qe sigurisht qe ne Zubin Potok kjo do te jete mbi 60 per qind, nderkaq ne Zvecan me siguri se do te jete mbi 50 per qind. Eshte e dukshme qe populli nuk e ka degjuar pushtetin", - tha Ivanovic. Policia e Kosoves pati paralajmeruar se ka plan te detajuar per parandalimin e zgjedhjeve lokale te Serbise, ne Zubin Potok dhe Zvecan. Por, zyrtaret e Policise se Kosoves kane thene se kane qene dy opsione lidhur me faktin se si do t'i qaseshin ceshtjes se mbajtjes se zgjedhjeve lokale ne dy komunat ne veri te Kosoves. Njeri ka qene reagimi per t'i ndaluar ato, dhe mundesia e dyte ka qene qe ato te injorohen. Ne baze te marreveshjes me Organizaten per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe, qytetaret serbe te Kosoves do te votojne per presidentin dhe parlamentin e Serbise. Te drejte vote kane 109,000 serbe te Kosoves dhe do te votojne ne 28 zona me 90 qendra votimi ne tere territorin e Kosoves. Serbet e veriut, megjithate, jane zotuar se do te mbajne edhe zgjedhjet lokale, pavaresisht mungeses se mbeshtetjes nga Qeveria serbe dhe kundershtimeve te ashpra te ekzekutivit kosovar. Votimi per zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe ne Kosove ka vazhduar edhe pas ores njezet. Zyrtaret e Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe me mision ne Kosove, kane thene se do t'iu mundesohet votimi te gjithe atyre qe jane duke qendruar ne radhe per te votuar. Te 90 vendvotimet ne 28 lokacione jane hapur ne oren 08:15 te mengjesit. Zedhenesi i Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe me mision ne Kosove, Nikolla Goan, i ka thene Radios Europa e Lire se ka pasur informacione se njerezit ne disa raste jane ankuar per shkak se emrat e tyre nuk kane qene ne listat e votimeve.