E Martë, 3 Nëntor 2026

Miratohet nisma për bashkëpunim të Kosovës me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

PRISHTINË, 12 mars/ATSH/ Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se përmes kësaj marrëveshjeje angazhohen në avancimin e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Paraprakisht, Kurti iu adresua kabinetit qeveritar, teksa bëri të ditur se nga sot të gjithë qytetarët e Kosovës në Gjermani do të regjistrohen si shtetas kosovarë, e jo siç ishte në të kaluarën si shtetas serbë.

Të martën, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, tha se bashkatdhetarët që deri më tani janë regjistruar në qytetet gjermane si shtetas të Serbisë, mund ta ndërrojnë këtë.

Ajeti, në një video mesazh, theksoi se mërgimtarët duhet t’iu drejtohen organeve kompetente gjermane dhe të kërkojnë siç tha ai që në kategorinë e shtetësisë të largohet një herë e përgjithmonë shtetësia e Serbisë.

Sipas tij, ky ndryshim vjen nga një qarkore nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›