E Martë, 3 Nëntor 2026

Kurti takon shefin e Zyrës së BE: Ndërhyrjet në zgjedhje, kërcënim ndaj demokracisë

PRISHTINË, 12 mars/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Së bashku, biseduan rreth zhvillimeve në vend, rajon dhe Evropë.

“Pjesë e diskutimit ishin edhe të gjeturat e raportit të misionit të vëzhguesve të BE-së, që kanë evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë. U theksua se ndërhyrje të këtilla në zgjedhje dhe shpërndarja e dezinformatave përbëjnë kërcënime ndaj demokracisë”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se me ambasadorin Aivo Orav, kryeministri Albin Kurti bisedoi dhe rreth fuqizimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›