Miratohet pr/ligji për asetet e firmave piramidale

Me anë të këtij pr/ligji që pritet të shndërrohet në ligj pas miratimit në Parlament, qeveri synon që të shkrijë grupin mbikëqyrës të ngritur për këtë çështje, dhe t’ia kalojë mbylljen e procesit Ministrisë së Financave.
Referuar vendimit, grupi mbikëqyrës, brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i dorëzon me procesverbal personit të emëruar nga ministri i Financave arkivën dokumentare dhe asetet financiare e jofinanciare. Në ministrinë e Financave do të përzgjidhet një administrator i ri së bashku me një staf ndihmës, të cilët do të monitorojnë procesin e shitjes së shoqërive apo subjekteve që ishin nën administrim.
Administratori, në varësi të të ardhurave të siguruara nga shitja e këtyre aseteve, do t’i propozojë ministrit të Financave koeficientin e ri të rishpërndarjes së detyrimeve për kreditorët. Ndryshimet në ligjin ekzistues kaluan në komisionin e Ekonomisë dhe të Financave vetëm me votat e mazhorancës, pasi deputetët e opozitës abstenuan.
Sipas vendimit, koeficienti i rishpërndarjes, skema dhe radha e shpërndarjes bëhen me urdhër të ministrit të Financave. Procesi i shpërndarjes së parave është parashikuar të mbyllet për një afat 10 vjeçar. Referuar të dhënave zyrtare, është llogaritur se numri i kreditorëve që depozituan paratë e tyre në firmat piramidalë nga viti ’92 deri në vitin ’97 ishte rreth 1.7 milionë. Shuma e depozituar arrinte vlerën e 1.3 miliardë dollarëve. /Start/
2012-04-04 16:14