E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Kretë, nëna shqiptare vret vajzën autike 13 vjeç

KRETE - Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Rethymno të Kretës në Greqi, ku dyshohet se një grua 36 vjeçare vrau vajzën e saj 13 vjeç dhe më pas tentoi të vrasë edhe veten.

Nuk dihet ende në ç’rrethana, emigrantja shqiptare vrau me thikë vajzën e saj, në mesditë, ndërsa ishin vetëm në shtëpi.

Sapo ka parë që vajza u mbulua nga gjaku, nëna 36 vjeçare ka tentuar të vetëvritet me thikë në qafë.

E gjitha kjo ndodhi ndërsa babai ishte në punë. Kur ai u kthye pas mesditës, gjeti të mbytura në gjak, vajzën dhe gruan e tij dhe menjëherë njoftoi policinë dhe ambulancën.

Gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi ka një plagë e thellë në qafë nga thika që përdori në përpjekje për të kryer vetëvrasje. 

Policia është duke u përpjekur për të gjetur shkaqet, që shkaktuan këtë tragjedi të tmerrshme familjare.

Sipas informacioneve të para, që citon media greke, vajza 13 vjeçare vuante nga autizmi, ndërsa gruaja kishte probleme psikologjike. Çifti shqiptar ka edhe një fëmijë tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›